5 minuta seancë, Parlamenti miraton kryesitë e komisioneve parlamentare
5 minuta ka zgjatur seanca e dytë Parlamentare e kësaj të marte. Kuvendi me prezencë vetëm të socialistëve, ka miratuar kryesitë me deputetët socialistë të komisioneve të përhershme parlamentare.
77 vota pro dhe 1 kundër u votua përbërja e këtyre komisioneve vetëm me deputetët e mazhorancës. Votuan vetëm kryetarët e PS që drejtojnë komisionet parlamentare, dhe nënkryetarët e PS në ato komisione që drejtohen nga opozita.
Kjo për shkak se PD nuk i ka dorëzuar emrat e deputetëve të saj që do të jenë kryetarë dhe nënkryetarë komisionesh të përhershme parlamentare. E pranishme në sallën e seancave plenare, nga Partia Demokratike ishte vetëm deputetja Jozefina Topalli, e cila dhe votoi kundër.
KOHA JONË SONDAZH

