6 bashki kalojnë në zgjedhje të parakohshme

Në 6 bashki të vendit nuk ka më kryetarë të votuar nga populli dhe do të mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale. Në garë për bashkinë më kryesore që është e Tiranës, socialistët do të hedhin Ogerta Manastirliun. E deleguar si një nga tre drejtueset politike të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, Manastirliu do të hyjë sërish në fushatë, këtë herë për ta drejtuar vetë institucionin.

Zgjedhje do të zhvillohen edhe në Vlorë ku Ermal Dredha dha dorëheqjen vetëm një ditë më parë. I kritikuar nga kryeministri për drejtimin e bashkisë, ish-diplomati e njoftoi kreun e PS-së pak orë para nisjes së mbledhjes së Asamblesë.

Zgjedhje do të zhvillohen gjithashtu edhe në Berat, Mat e Tepelenë ku të zgjedhurit e dy viteve më parë tashmë kanë marrë mandatin e deputetit. Sot u pa që në zgjedhje do të shkojë edhe Bashkia e Cërrikut, pasi kryebashkiaku aktual u emërua ministër në qeverinë Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tirana, Vlora, Berati, Mati, Tepelena, Cërriku, janë bashkitë ku do të bëhen zgjedhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?