6 çiftet e horoskopit që duhen por rrallë qëndrojnë bashkë

Dashi dhe Peshorja:

Marrëdhënia përfaqëson një sfidë për të dyja shenjat. Eleganca e Peshores dhe seksualizmi i Dashit janë dy gjera të ndryshme, por kanë një tërheqje të madhe ndaj njëri-tjetrit. Gjithsesi lidhja e tyre nuk mund të zgjasë shumë sepse eleganca, moderniteti dhe mënyra e thjeshtë e jetës e bezdis Dashin, gjëra të cilat nuk mund të ndryshojnë pavarësisht përpjekjeve të Peshores.

Demi dhe Akrepi:

Edhe pse zënkat dhe konfliktet në lidhjen e tyre janë të pashmangshme, pasioni i Akrepit për kënaqësi seksuale e josh lehtësisht Demin e urtë. Demi është pasiv në një marrëdhënie  gjë e cila nuk i pëlqen Akrepit dhe kështu fillojnë grindjet. Në mënyrë që ta bëni lidhjen të zgjasë më gjatë është e nevojshme ta kaloni pasionin nga dhoma e gjumit në aspekte të tjera të jetës.

Binjakët dhe Shigjetari:

Kur Shigjetari takon Binjakët, tërheqja duket që nga shumë larg. Nuk është fjala vetëm për tërheqje fizike por edhe në nivel psikologjik. Ata thjesht përshtaten. Ajo që nuk pëlqejnë Binjakët te Shigjetari është bindja e këtij të fundit se di gjithçka. Nga ana tjetër Shigjetarin e bezdis tendenca për të bërë thashetheme.

Gaforrja dhe Bricjapi:

Ajo që i lidh këto dy shenja është fuqia e Bricjapit dhe emocionet e Gaforres. Gjithsesi, lumturia dhe pasioni në një marrëdhënie mund të prishen nga ndjeshmëria e Gaforres dhe indiferenca e Bricjapit. Ky i fundit bezdiset shumë nga pavarësia e Gaforres.

Luani dhe Ujori:

Luanit i duket interesante imagjinata e Ujorit dhe fakti që pranon vetëm autoritetin e vet ndërkohë Luani është mbreti në botën e tij dhe një nga autoritetet më të mëdha. Ajo që Ujori adhuron te Luani është karizma e tij e vazhdueshme. Gjëja që mund ta prishë marrëdhënien është kërkesa për vëmendje e Luanit sepse kjo e bezdis Ujorin dhe e bën të ndjehet i mërzitur.

Virgjëresha dhe Peshqit:

Të kundërtat tërhiqen: Peshqit nuk e pëlqejnë rutinën, ndërsa Virgjëresha kënaqet duke i shkuar gjithçka mirë në mënyrë perfekte. Ata e ndihmojnë njëri-tjetrin dhe përpiqen të mësojnë diçka të re nga jetët e tyre: Peshqit të mësojnë për organizimin dhe Virgjëresha ta shijojë jetën pak më shumë.

SHKARKO APP