FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

6-vjeçari kërkon të dhurojë gjak për viktimat në Manchester

Joseph Griffiths ka kërkuar që të shkojë të dhurojë gjak kur mësoi se familjarët e shokut të tij ishin viktima të sulmit në Manchester. Ai kishte insistuar që ta shoqëronte nënën e tij në spital për të dhuruar gjak, por nuk arriti të bëjë asgjë, pasi mosha e tij është e vogël. Djali nga Britania i përkiste grupit të rrallë, 0 negativ dhe u ndje shumë keq kur mjekët nuk e lejuan që ta bëjë këtë gjë. Më pas, 6-vjecari këmbënguli që të ofrojë ndihmën e tij dhe bleu disa ëmbëlsira për t’ia dhuruar stafit për punën që kanë bërë. Infermieret, të cilat u përlotën nga gjesti i tij thanë: “Kemi qarë për gjestin e tij. Nëna e vogëlushit duhet të jetë krenare për të”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?