65 pyetjet për Dumanin në Kuvend, Spahiu: Deputetët na zhgënjyen keq me qasjet mediokre

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani qëndroi mbi 7 orë ku raportoi mbi punën e SPAK gjatë 2024 dhe i’u përgjigj 65 pyetjeve të deputetëve të opozitës. Juristi Kreshnik Spahiu thotë se pyetjet nga ana e opozitës ishin mediokre.

”Ndjeva një lloj zhgënjimi nga pyetjet mediokre të një pjesë të deputetëve që nuk arritën që të shfrytëzonin ballafaqimin me Dumanin dhe pjesa më e madhe ishin edhe në konflikt interesi dhe mendimi i tyre lexohej para se të bënin pyetjet.

Ajo që ishte risi sot është që Dumani deklaroi se në Shqipëri s’ka asnjë politikan që të jetë i lidhur me bandat dhe krimin e organizuar. Ai i vuri kapak një debati të ashtëquajtur narkoshtet”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?