7 detaje që nuk duhet t’ua thoni shoqeve mbi bashkëshortin

Kur mblidheni me shoqet dhe kaloni disa ore bashke, vjen një moment kur i tregoni asaj shume gjera mbi jetën tuaj. Kujdes, ka disa detaje qe lidhen me bashkëshortin te cilat duhet t’i mbani sekret.

Frikërat e tij

Meshkujt e kane te vështirë t’i tregojnë frikerat dhe ju duhet ta vlerësoni bashkëshortin nëse ua ka shprehur ato. Mos e tradhtoni besimin e tij duke i diskutuar ato me shoqet.

Problemet e jetës suaj seksuale

Nuk është mire te flisni me shoqet për problemet ne seks apo për paftesine e partnerit për t’iu kënaqur. Këto janë tema delikate.

Zakonet e këqija te tij

A është valle një ide e mire qe t’i bëni publike zakonet e bashkëshortit tuaj? Ato ndonjëherë mund te gjykohen dhe nuk do bënit gjë tjetër veçse do e ulnit atë qe keni ne krah.

Mos suksesin e tij ne pune

Nëse ai ju kërkon ndihme sepse nuk po arrin atje ku duhet ne pune, mos ia tregoni këto shoqeve duke dashur te krenoheni për veten sepse ne këtë mënyrë do i bëni dem imazhit te partnerit.

Te metën e tij me te madhe

E keni kuptuar se ka një te mete shume te madhe po nuk dini si t’ia thoni? Ne asnjë mënyrë mos kërkoni mendimin e shoqeve, por gjeni një zgjidhje për t’ia treguar atij.

Zgjedhjet politike dhe opinionet fetare

Feja dhe politika mund te shkaktojnë debate shume te mëdha. Mos e futni bashkëshortin tuaj ne mesin e bisedave delikate. Ka disa gjera qe vetëm ai mund t’i diskutoje me te tjerët.

SHKARKO APP