7 të miturit e arrestuar në protestën e PD, Noka dhe Grimci: U dhunuan barbarisht, psikologu ishte polic

Këtë të premte, Gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shtatë të miturit e arrestuar gjatë protestës së opozitës. Pas vendimit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe avokatja Eda Grimci dolën në një prononcim për mediat, ku ngritën akuza të forta ndaj policisë dhe qeverisë për dhunë dhe shkelje të të drejtave të të miturve.

Sipas Nokës, të rinjtë kanë deklaruar në gjykatë se janë dhunuar gjatë qëndrimit në komisariat, duke e cilësuar arrestimin dhe trajtimin e tyre si një akt që nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Noka paralajmëroi se përgjigja për këto akte do të merret në protestën e datës 20. ”Datën 20 do ta marrë përgjigjen edhe banditi, të gjithë banditët me uniformë, dhe Edi Rama si kreu i narko-shtetit”,-tha Noka.

Nga ana e saj, avokatja Grimci u shpreh se të miturit kanë dhënë deklarata pa praninë e prindërve dhe kanë qenë subjekt presioni për t’u paraqitur si pjesë e një grupi të strukturuar. Ajo shtoi se arrestimet janë kryer në mbrëmje rreth orës 20:00, 21:00, ndërsa në dokumentacion janë pasqyruar si të ndodhura në mesnatë, me qëllim mbajtjen e tyre në ndalim. Për të gjatë shoqërimit të miturit janë dhunuar fizikisht dhe janë cenuar të drejtat e tyre procedurale.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?