7 vitet e Ramës si kryeministër, Salianji: Premtoi Rilindje, solli rrënim. 500 mijë shqiptarë janë azilantë
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka publikuar një video me premtimet e kryeministrit Edi Rama 7 vite më parë dhe shprehet se nuk sollli Rilindje por rrënim. Në facebook, Salianji thotë se Rama premtoi 300 mijë vende pune, por largoi 500 mijë qytetarë për azil. Naga ana tjetër, ai thotë se Ramën tashmë e qeshin dhe njerëzit që ka afër, por Shqipërinë s’duhet ta qajmë se e zhvat pikërisht ai.
Postimi i plotë
Premtoi Rilindje, solli rrënim!
Premtoi 300.000 vënde pune, e rrënoi ekonominë, varfëroi qytetarët, largoi 500.000 qytetarë për azil!
Premtoi taksim të ndershëm, vuri taksën më të pandershme, favorizoi tarafin e ngushtë dhe lehtësoi okigarkët.
Premtoi rend dhe siguri; krijoi një rend të ri ku banditë, kriminelë dhe trafikantë kontrollojnë institucionet!
Premtoi barazi para ligjit dhe ndëshkoi vetëm qytetarët e pamundur.
Premtoi Shqipëri të ndershme, ndërtoi Shqipërinë e oligarkëve, banditëve, kriminelëve. Ju dha pasuri natyrore bregdet, buxhet dhe gjithçka një grushti njerëzish.
Ramën e qeshin edhe të vetët por Shqipërinë s’duhet ta qajmë se e zhvat ky!
https://www.facebook.com/salianjiervin/videos/723936408167949/