70 objekte strategjike në shitje, ja lista e qeverisë
Ministria e Ekonomisë ka nxjerrë në dhjetor 2015 paketën e dytë të privatizimeve të objekteve shtetërore. Nga burimet zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë mësohet se lista përbëhet nga 70 objekte të grupuara sipas rretheve, të cilat do të shiten me ankand si sektorë jo strategjikë.
Objektet janë kryesisht ish ndërtesa të kooperativave bujqësore dhe ish ndërmarrjeve shtetërore që tashme kanë falimentuar. Më shuma se sa vlera e objekteve, vlera e truallit paraqet interes në disa rrethe, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
Në këtë grupim objektesh që po shiten në ankandet e Agjencisë së Prokurimit publik, më i vlefshmi mësohet të jetë tregu i madh frutave perimeve në Tiranë dhe disa objekte të ish sharrës po në Tiranë.
Kjo është paketa e dytë e objekteve jo strategjike që Ministria e Ekonomisë hedh për privatizim.
Procedura e shitjes së tyre nis me institucionet qendrore dhe organet e njësive të qeverisjes vendore, te cilat dërgojnë kërkesën e tyre për privatizimin e ndërmarrjeve apo institucioneve që kanë në varësi administrative ose në pronësi, në ministrinë përgjegjëse për ekonominë.
Me pas ministri përgjegjës për ekonominë nxjerr urdhrin e miratimit për privatizim.
Sipas nevojave të procesit të vlerësimit të objektit, ministri përgjegjës për ekonominë urdhëron që në komisionin e vlerësimit të marrë pjesë edhe një ekspert kontabël apo ekspertë të tjerë të fushës përkatëse.
Vlerësimi i objekteve bëhet nga komisioni i vlerësimit, në përputhje me vlerën reale të tregut, duke përdorur metodat e vlerësimit të tregut, në zbatim të legjislacionit në fuqi. Komisioni i vlerësimit mban përgjegjësi për vlerësimin e kryer dhe për dokumentet e hartuara e të nënshkruara prej tij (genplane, situacione, aktvlerësime etj).
Detyrimet debitore dhe kreditore të ndërmarrjeve shtetërore që privatizohen mbyllen në çastin e ndryshimit të pronësisë. Drejtori i ndërmarrjes shtetërore mban përgjegjësi për rritjen e debi-kredive, nga data e shpalljes së ndryshimit të pronës shtetërore.
Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, e pranon dosjen e vlerësimit për objektin që do të privatizohet, nëse për këtë objekt ka dokumentacion të rregullt, i cili u ka kaluar strukturave përkatëse, të përcaktuara në këtë vendim. Në rast të kundërt, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, kërkon plotësimin e dokumentacionit.
Për rastet kur konfirmohet se objekti ndodhet në truallin e subjekteve të shpronësuara, shitja bëhet pa ankand dhe subjektet e shpronësuara të truallit, në zbatim të ligjit nr. 9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, kanë të drejtën e parablerjes së objektit me vlerën fillestare.
Në këtë rast, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, afishon një njoftim në mjediset e saj, për një afat njëzetditor, vetëm për pronarët e truallit, ndërsa dega e shoqërive publike afishon këtë njoftim në mjediset e veta dhe në objekt. Revista Monitor sjell listën:
Objektet e hedhura në ankand | Vendndodhja |
1 “Ish Shkolla 8 vj Lapardha 1″, | Berat |
2 “Ish Shkolla Fillore” Veterik, | Berat Berat Velabisht |
3 “Agjencia” e parkut të udhetarëve | Berat |
4 Garazhe | Fier |
5 “Mensë, zyra, magazinë”, | Buçimas Korçë Pogradec |
6 NFK-Ndërfushas, | Rrëshen Lezhë Rrëshen |
7 Ndërtesë e Grupit Tamarë | Sektori Shkodër |
8 Sera & magazina tek insituti i patates | Tiranë |
9 Ambiente tek Poliklinika nr. 9, | Tiranë |
10 Godine 1 katëshe e sharrave prerëse | Tiranë |
11 Magazina e Repartit të Montimit | Tiranë |
12 Objekti “Ambient”, i ish Shtepisë | Tiranë |
13 Farmacia KLOS Dibër Mat/ | KLOS |
14 ish depo karburanti Sulç | Dibër |
15 5 Objekte të Drejtorisë Pyjore | Dibër |
16 Objekti nr. 104, Uzina 12 & Ni-Co. | Elbasan |
17 Reparti i Marangozit | Ersekë |
18 “3 Depo + peshorja” e rep.101/ | Berat Otllak |
19 “Godina e gjykates se rrethit” | Skrapar Berat |
20 “N.Sh.N ” (ish SHISH-i Kuçovë) | Berat Kuçovë |
21 “Agjencia Mbolan” | Berat Sinje |
22 Magazinat e Vjetra, Këndi kuq | Dibër Peshkopi |
23 Peshore Shupenzë | Dibër Shupenzë |
24 Ambjente Artizanale Peshkopi | Dibër Peshkopi |
25 Objekti ish Kooperat.Bujqësore | Fushë-Krujë |
26 ish Zdrukthtari për shërbime | Gramsh |
27 Objekti nr. 124 | Elbasan Komuna Bradashesh |
28 ish Magazinat e Spitalit | Gramsh Elbasan |
29 Garazhe në Elbasan | Elbasan |
30 Bodrum në Kongresi i Elbasanit” | Elbasan |
31 Drejtoria e Shërbimit Pyjor | Këlcyrë Përmet |
32 “Posta e Policisë Kufitare Mesare” | Përmet Përmet |
33 “Shkolla e Vjetër Çarçovë”, | Përmet, Çarçovë |
34 “5 Objekte” | Tepelenë |
35 “Zyrat e ish-Kooperativës” | Gjirokastër Picar |
36 “Pulari Reparti ushtarak 1015″ | Pogradec Gurras |
37 “Objektet PPK Peshkëpi” | Pogradec |
38 “Dega Arkivore Kolonjë | Korçë Kolonjë |
39 Ndertesë e Grupit Bushat | Shkodër Komuna |
40 Agjensia e Kredive | Vlorë Sarandë |
41 Reparti i Axhusterisë | Fier Fier |
42 ish ndërmarrja Gjeologjike Vlorë | Lagja Kushtrimi, Vlorë |
43 Garazh | Pogradec |
44 Librari Berat | Polican |
46 Oficine e ish ndë. Gjeologjike | Dibër Burrel |
47 Posta e policisë kufitare Mesarë | Gjirokastër Mesare |
48 Reparte teshoqërisë Duhan Cigare | Shkodër |
49 Objekti ish Kocekë (depo) | Glinë Gjirokastër |
50 Ndërtesa e Grupit Puke | Fushë Arrës |
51 ish mensë 1 katëshe, | Shkodër Bushat |
52 Objekti “Baza e asfal, sektori Burrel” | Dibër Dibër |
53 Magazina e sulfatit Beratex | Berat Berat |
54 Ndërtesë e Çerdhes | Klos Dibër |
55 “Depo Drithi” | Zbojan Dibër |
56 “Qendër e kulturës Voskop”. | Korçë Voskop |
57 ish N/Repart AKA 2825, | në Kala Berat |
58 Vatër kulture | Sovjan Korçë |
59 Tregu Fruta perime | Tiranë |
60 Magazine 2kateshe | Tiranë |
61 Magazinë e Produktit të Gatshëm | Vlorë |
62 Ndërtesa e grupit Ura e Bunës | Shkodër |
63 Ndërtesë e Sektorit të nën Shkodrës | Shkodër Beltoje |
64 Ndërtesë e Sektorit Mjedë | Shkodër Mjedë |
65 Ndërtesë e grupit Aliaj – Kastrat | Shkodër Kastrat |
66 Oficine, Garazh, Godine roje | Përmet Përmet |
67 Shkolla e vjetër | Potom Berat |
68 Kati i katert i SHGJSH | Pogradec |
69 Bodrum në “Luigj Gurakuqi” | Elbasan |
70 UM Bujqësore | Shkozet |