75% e ankimimeve të biznesit, për tatimet dhe doganat
Mosmarrëveshjet ndërmjet institucioneve të administratës publike dhe biznesit mbartin kosto të konsiderueshme për palët dhe njëkohësisht sjellin pasiguri dhe mosbesim për investime të mëtejshme si tek bizneset vendase ashtu edhe ato të huaja. Për këtë arsye, zgjidhja e shpejtë, efektive dhe e drejtë e këtyre mosmarrëveshjeve mbetet domosdoshmëri për nxitjen e investimeve ne vend sugjeron Këshilli i Investimeve në raportin “Për përmirësimin e mekanizmave të zgjidhjes së mosmarrëveshjes midis biznesit dhe Administratës Publike”.
Nga anketimet e Këshillit të Investimeve ka rezultuar se biznesi është i shqetësuar se “institucionet buxhetore dhe stafi i punësuar në to, shpesh injoron apo nuk njeh ligjet e funksionimit te tyre, rregullat dhe ndërmerr vendime arbitrare dhe jokoherente me ligjet në fuqi”.
Nga të dhënat rezultoi se mbi 75% e numrit total të regjistruar të ankimimeve administrative të biznesit në gjykatat administrative, lidhen me tatimet, doganat, inspektimet dhe prokurimet publike. Nisur nga këto rezultate, Sekretariati ka trajtuar në veçanti funksionimin e sistemeve të ankimimit/apelimit kryesisht në institucionet e mësipërme.
Referuar të dhënave institucionale, rezulton se vetëm në pak raste organet e administratës i japin të drejtë bizneseve pas shqyrtimit të ankimimeve administrative të tyre.
Konkretisht, Drejtoria e Apelimit Tatimor (DAT) vetëm në 4% të rasteve, në Dogana nërreth 2% të rasteve, inspektoriatet Shtetërore në një masë nga 0% deri në 40% të rasteve. Ndërsa, Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ofron një tjetër panoramë, vendimet në favor të bizneseve në raport me numrin e çështjeve të shqyrtuara janë rreth 40% gjatë vitit 2014 dhe 50% gjatë vitit 2015. Në shumicën e rasteve, pas shqyrtimit të brendshëm administrativ, palët i drejtohen Gjykatave Administrative për zgjidhjen përfundimtare të mosmarrëveshjeve.
Nga ana tjetër, gjykatat administrative janë në pamundësi objektive për të shqyrtuar çështjet brenda afateve ligjore, po të konsiderohet numri i lartë i çëshjeve të regjistruara përpara tyre dhe numri i kufizuar i gjyqtarëve.
Vetëm në Gjykatën Administrative të Apelit janë të mbartura në total rreth 12,000 çështje që pritet të gjykohen nga 7 gjyqtarë. Vonesat shkaktohen nga objekti i gjerë i mosmarrëveshjeve administrative që shqyrtohen përpara këtyre gjykatave, ku rreth 50% e çështjeve administrative nuk kanë lidhje direkt me bizneset, thuhet në raport.
Për pasojë, këto gjykata nuk po í përgjigjen në kohë kërkesave të biznesit dhe dinamikës së problematikave të këtij të fundit. Konstatohet se për hir të përmbushjes së afateve të shkurtuara të gjykimit shpesh vihet në diskutim cilësia e vendimeve të tyre ku mbizotëron dukshëm një raport në masën mesatarisht 70% të vendimeve në favor të institucioneve të administratës publike.
Bizneset përgjithësisht i kanë të qarta procedurat e apelimit lidhur me aktet administrative të administratës tatimore, ndërkohë që janë pothuajse të painformuar ose të interesuar për procedurat e ankimimit/apelimit në institucionet e tjera, me argumentin që më mirë ja vlen t’a zgjidhësh “ndryshe” se sa ti hysh praktikës administrative dhe “letrave” pa vlerë. Këtu ka vend edhe për investime nga biznesi në rritjen e kapaciteteve të brendshme profesionale, për të njohur dhe respektuar si duhet specifikat e ankimit administrativ si edhe parimet e Kodit të Procedurave Administrative.
Këshilli i investimeve i kërkon qeverisë lehtësim i aksesit në ushtrimin e të drejtës së ankimit administrativ për bizneset.Ligjet përkatëse veçanërisht ato në fushën fiskale, duhet të lehtësojnë parakushtet për ankimim administrativ ndaj akteve të administrates, në mënyrë që të rritet aksesi i biznesit.
Gjithashtu Strukturat e Apelimit nuk funksionojnë si të pavarura Drejtoria e Apelimit Tatimor (DAT) ndonëse është e njohur gjerësisht nga biznesi, nuk perceptohet si një strukturë e pavarur nga pjesa tjetër e administratës tatimore dhe as e paanshme në vendimet e saj. Vendimet e kësaj të fundit janë në masën dërrmuese jo në favor të bizneseve, por të administratës tatimore. DAT ju jep të drejtë bizneseve në mënyrë të qartë vetëm në 4 % të rasteve.
Ankimimi në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave është në varësi ekskluzive të Drejtorit të Përgjithshëm. Nuk ka një strukturë të mirëfilltë për shqyrtimin e ankimeve administrative. Rastet konkrete shqyrtohen nga Drejtoria Juridike, e cila midis të tjerave merret edhe me ankimet administrative. Vetëm 1,6 % e ankimeve të shqyrtuara gjatë vitit 2015 janë në favor të bizneseve. Pjesa tjetër e ankimeve ankimohen pothuajse të gjitha në gjykatat administrative. Bizneset e intervistuara nuk e njohin si duhet sistemin e ankimimit administrativ ndaj akteve të autoriteteve doganore. Në mjaft raste ata mjaftohen me ndjekjen e këtyre problematikave nëpërmjet ankesave të thjeshta apo kontakteve direkte, në rastin kur administrata kthen përgjigje me vonesë apo nuk kthen fare përgjigje. Kjo është parë si mënyrë më e shpejtë nga bizneset që kanë marrëdhënie në vazhdimësi me administratën doganore.
Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP) menaxhojnë ankesat në mënyrë jo efektive duke mos dhënë zgjidhje të shpejta, cilësore dhe të qëndrueshme për bizneset. Pothuajse të gjitha bankat, japin vlerësim të ulët lidhur me cilësinë dhe respektimin e afateve ligjore lidhur me shërbimet dhe vendimet e ZVRPP. Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) dhe Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR) sjellin një model ndryshe dhe më funksional të shqyrtimit të ankesave në përgjithësi dhe të ankimeve administrative në veçanti. QKR i trajton problematikat kryesisht në kuadrin e 6 ankesave të thjeshta nga bizneset lidhur me cështje të natyrave operacionale si p.sh. kryerje regjistrimi apo cregjistrimi në lidhje me subjektet tregtare, publikimi online i të dhënave me karakter konfidencial (të dhënat e administratorit apo të dhëna financiare të shoqërive të cilat dëmtojnë konkurrencën).
12 rekomandimet
Rekomandim 1:
Lehtësim i aksesit në ushtrimin e të drejtës së ankimit administrativ për bizneset 1.1 Ligjet përkatëse veçanërisht ato në fushën fiskale, duhet të lehtësojnë parakushtet për ankimim administrativ ndaj akteve të administrates, në mënyrë që të rritet aksesi i biznesit. Akses më i mirë mund të arrihet nëpërmjet njërës prej alternativave të mëposhtme: a) Bizneset të parapaguajnë vetëm një pjesë të vogël të shumës së detyrimit (pa përfshirë gjobat) tatimor apo doganor të rivlerësuar ; ose b) Në vend të parapagimit të një pjese të detyrimit, subjektet të paguajnë vetëm një tarifë administrative të pakthyeshme për depozitimin e ankimit administrativ pranë strukturës apeluese, (p.sh. sipas modelit të zbatuar aktualisht për ankesat e paraqitura nga bizneset në KPP)
Rekomandim 2:
Vendimet e DAT, si organi më i lartë administrativ për të vendosur mbi çështjet e Apelimit, duhet të jenë automatikisht të detyrueshme për Drejtoritë Rajonale të Tatimeve. E drejta e Drejtorive Rajonale të Tatimeve për të ankimuar më tej në gjykatë vendimet e DAT sipas parashikimit të Nenit 109/3 të Ligjit Nr.9920 duhet të shfuqizohet.
Rekomandim 3:
Të rritet efektivisht pavarësia e DAT dhe ndarja e funksioneve të saj nga struktura e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT). Rekomandohet krijimi i një organi kolegjial apelimi, në trajtën e një “quasi gjykate” në kuadër edhe të planeve për bashkimin e administratës tatimore dhe administratës doganore. Kjo strukturë apelimi duhet të krijohet me ligj të veçantë dhe të shqyrtojë ankimet administrative (duke filluar nga një shumë e caktuar), ndaj akteve të administratës tatimore dhe asaj doganore. Në përbërje të saj duhet të ketë profesionistë me integritet të lartë nga fusha e drejtesisë dhe ekonomisë me eksperiencë në çështjet tatimore dhe doganore. Funksionimi i kësaj strukture të bëhet mbi bazën e parimeve të arbitrazhit, ku palët në mosmarrëveshje të kenë të drejtë të zgjedhin komisionin përkatës (ose vetëm disa nga anëtarët e tij) që do të merret me shqyrtimin e ankimit administrativ. Vendimet e kësaj strukture mund të ankimohen sikurse dhe sot në gjykatat administrative. Rekomandohet që afatet për paraqitjen e ankimeve ndaj akteve të administrative përkatëse të jenë të unifikuara, 30 ditë nga dita e marrjes dijeni për aktin administrativ.
Rekomandim 4:
Sugjerohet që të ketë një unifikim dhe centralizim të apelimit të inspektoriateve në inspektoriatin Qëndror për të rritur profesionalizmin, pavarësinë dhe besimin e ankimit në inspektoriatet Shtetërore.
Rekomandim 5:
Të ngrihen mekanizmat e konsultimit paraprak me biznesin për trajtimin e problematikave dhe zgjidhjen e tyre. Mungesa e konsultimit paraprak me bizneset në një sërë inisiativash ka sjell edhe një numër të lartë të mosmarrëveshjeve administrative të cilat duhet të trajtohen nga strukturat apeluese. Vlerësohet se ekzistenca e këtyre mekanizmave do të mundësonte nxitjen e dialogut midis palëve dhe uljen e numrit të mosmarrëveshjeve.
Rekomandim 6:
Unifikimi i afateve të ushtrimit të së drejtës së ankimit administrativ është i domosdoshëm. Rekomandohet që afati i ushtrimit të ankimit administrativ të jetë brenda 30 ditëve nga dita e marrjes dijeni mbi aktin 9 administrative. Referuar edhe Progres Raportit 2015 të BE, me hyrjen në fuqi në Kodit të Ri të Procedurave Administrative7 , e hartuar sipas standarteve europiane, pritet një lehtësim i mëtejshëm i procedurave administrative për biznesin dhe qytetarin. Në këtë kuadër kërkohet përgatitja, rishikimi, publikimi në kohë i proçedurave të veçanta administrative për të qenë në përputhshmëri me Kodin e Rid si edhe ndërgjegjësimi i vetë institucioneve.
Rekomandim 7:
Qëndrueshmëri e stafit dhe ngritje e vazhdueshme profesionale e strukturave të apelimit në institucione. Programe trajnimi të përbashkëta midis bizneseve dhe administratës do të parandalonin mosmarrëveshjet midis palëve. Njëkohësisht sugjerohet edhe trajnime të vazhdueshme dhe të përbashkëta midis Gjykatave Administrative, Administratës Tatimore dhe Doganore nëpërmjet shkollës së Magjistraturës me ndihmën edhe të shoqatave të biznesit si psh, Shoqata e Shqiptare e Bankave. Kjo do të ndihmonte edhe në unifikimin e praktikave si për administratën ashtu edhe për Gjyqësorin.
Rekomandim 8:
Unifikimi i praktikave dhe përgatitja e komentarëve për rastet e ngjashme sidomos në Tatime, Dogana dhe inspektoriate, mundësisht në këndvështrim sektorial si ai bankar, ago-industri, burime natyrore, etj. Në këndvështrimin e bizneseve, ekspertëve dhe grupeve të interesit të kontaktuara nga Sekretariati, unifikimi i praktikave të konsoliduara shikohet si një ndër elementët më të domosdoshëm, të cilët do të reduktonin në një masë të konsiderueshmë numrin e ankimeve ndaj vendimeve të administratës tatimore dhe përmirësimin e treguesit të perceptimit të bizneseve lidhur me të. Një rol shumë të rëndësishëm në unifikim mund të luajë edhe Avokatura e Shtetit, nëpërmjet rolit të saj aktiv me interpretime për çështje ligjore me karakter përgjithësues për të gjithë administratën publike. Për këtë janë të nevojshme edhe ndryshime ligjore në Ligjin Nr. 10018 datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit”.
Rekomandim 9:
Përmirësim të koordinimit institucional, informatizim të sistemeve midis institucioneve të administratës dhe shkëmbim të informacionit, mundësisht elektronikisht dhe në kohë reale si p.sh Tatime, Dogana, ZVRPP, Drejtoritë e Transportit etj. Kjo do të lehtësonte biznesin nga sorollatjet, burokracitë dhe kërkimet e dokumentave zyrtare nëpër institucione të ndryshme. Shumë e rëndësishme në këtë aspekt është bashkëpunimi paraprak dhe mendimi i Avokatit të Shtetit përpara se rastet të përfundojnë në Gjykatë për të reduktuar barrën e kostove si për biznesin dhe për administratën.
Rekomandim 10:
Sugjerohet që Këshilli i Ministrave të udhëzojë organet e administratës publike në varësi të tij, për procedurat që duhet të ndiqen në rastin e zbatimit të rekomandimeve të lëna nga raportet e KLSh. Organet e administratës publike duhet të shqyrtojnë me grupe pune detyrat dhe rekomandimet e lëna nga KLSh, duke shmangur zbatimin a priori të tyre, sidomos në rastin kur nga zbatimi i tyre arbitrar, cënohet siguria juridike dhe të drejta të ligjshme të bizneseve. Kjo do të ulte edhe kostot për buxhetin e Shtetit, në rastin kur e drejta e bizneseve do të vendosej në vend nga gjykatat dhe Shteti do të ishte i detyruar të dëmshpërblente bizneset për dëmin e shkaktuar. 7 Ligji Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë” do të hyjë në fuqi më 29 Maj 2016. 10 3. Mungesa e transparencës lidhur me proçedurat e ankimimit dhe vendimmarrjen Nga analiza e kryer rezulton se vetëm disa institucione publikojnë informacion të qartë, të plotë dhe të saktë lidhur me procedurat e ankimimit të akteve administrative si psh DAT, KPP, QKR apo inspektoratit Qëndror ka informacion të publikuar me seksione të dedikuara në faqet zyrtare në internet. Nga ana tjetër, vetëm KPP ka të publikuara në mënyrë sistematike vendimet e saj, të cilat janë të arsyetuara në një masë të kënaqshme. Ndërsa institucionet e tjera lënë për të dëshiruar në drejtim të publikimit të vendimeve, apo raste kur nuk kanë fare as faqe interneti si disa inspektoriate, p.sh. inspektioriati i Minierave. Sa i përket publikimeve të DAT, konstatohet se DAT nuk ka ende të publikuara në mënyrë sistematike vendimet e saj8 . Vendimet e publikuara nuk sqarojnë problematikat kryesore që shqetësojnë bizneset e mëdha dhe që kanë impakt për to (p.sh. në lidhje me provigjionet e Bankave, shpenzimet e zbritshme apo të pazbritshme etj). Raportet vjetore të punës dhe udhëzimet e tjera të DAT lidhur me trajtimin që duhet të bëjnë strukturat e administratës në raste të caktuara janë vetëm për përdorim të brendshëm të administratës dhe nuk bëhen të njohura për publikun.
Rekomandim 11:
Vendimet e DAT/Inspektoriateve/DPD duhet të publikohen në mënyrë sistematike (duke siguruar mbrojtjen e të dhënave konfidenciale për aq sa është e mundur). Ky detyrim duhet të përcaktohet në mënyrë të qartë në legjislacionin përkatës të zbatuar nga këto institucione.
Rekomandim 12:
Publikimi i raporteve vjetore të DPT, DPD dhe inspektoriateve të vecantë si edhe përfshirja në këto raporte vjetore edhe të rezultateve të ankimeve administrative dhe informacion mbi ecurinë e tyre në Gjykatë. Përveç sa më sipër, në Dokumentin e Punës të përgatitur nga Sekretariati dhe që do publikohet në Mbledhjen e datës 2 Mars 2016 të Këshillit të investimeve, janë përfshirë edhe rekomandime të tjera konkrete të sugjeruara gjatë takimeve të Sekretariatit, me ekspertë dhe dhoma të tregtisë për lehtësimin e punës së Gjykatave Administrative apo të strukturave të apelimit/ankimimit nëpër institucione. Ndër këto rekomandime mund të përmendim: 1. Gjykata Administrative e Apelit kur lë në fuqi me të njëjtin arsyetim vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, të mos jetë e detyruar të bëjë zbardhjen e arsyetimit të plotë të vendimit, me përjashtim kur kjo kërkohet nga njëra prej palëve. Ky rekomandim do të lehtësonte barrën e Gjykatës Administrative të Apelit dhe do t’a bënte më të shpejtë atë. 2. Konsultimi paraprak me bizneset lidhur me iniciativat ligjore dhe institucionale që i prekin ato, është i domosdoshëm.