78 vite studim për të zbuluar çelësin e lumturisë, ja gjetjet
Ne të gjithë duan të dinë se cili është sekreti për të pasur lumturinë e përjetshme, derisa të kemi jetë. Studimi i Universitetit të Harvardit i cili ka plot 78 vite që ka nisur, ka ndjekur jetën e 724 burrave që nga vitet e tyre të adoleshencës e deri më tani, për ata që janë ende në jetë. Duke filluar që në vitin 1938, studimi ishte fokusuar në jetën e dy grupeve të njerëzve; Grupi i parë ishin studentët e paedukuar në Kolegjin e Harvardit, sepse ata ishin djemtë e këqij dhe grupi i dytë u përbënte nga lagjet më të varfra të Bostonit, që vinin nga familje me probleme dhe të pa favorizuara.
Nga: Robert Waldinger
Studimi përfshinte intervista, provime mjekësore, intervista me familjarë dhe pyetësorët për të marrë një kuptim të plotë të jetës, të secilit individit. Në studim u përfshinë 724 burra, dhe tashmë janë vetëm 60 persona gjallë dhe janë ende pjesë e studim. Robert Waldinger është drejtor i katërt i studimit. Në bisedën e tij me TED ai diskuton disa nga gjetjet. Duke analizuar jetën e këtyre njerëzve, duke kërkuar në jetën e tyre personale, punën dhe shëndetin, Waldinger thekson se njëri Mesazh është i qartë: “Marrëdhëniet e mira na mbajnë të lumtur dhe të shëndetshëm.” Ai vazhdoi të diskutojë tre mësimet e mëdha për marrëdhëniet me lumturinë.
Rëndësia e lidhjeve sociale. Njerëzit të cilët janë të lidhur me miqtë, familjen dhe komunitetet janë më të lumtur, fizikisht të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë se njerëzit që janë të lidhur më pak. Waldinger gjithashtu theksoi se “vetmia rezulton të jetë toksike”. Ata që ishin më të izoluar kanë përjetuar një rënie më parë të shëndetin mendor dhe ishin më pak të lumtur dhe jetonin më pak se pjesëmarrësit të cilët nuk ishin të vetmuar.
Marrëdhëniet e cilësisë janë të mira për shëndetin tonë. Cilësia e marrëdhënieve tuaja të ngushta, ka rëndësi më shumë se numri i miqve që ju keni apo nëse ju jeni në një marrëdhënie të përkushtuar. Marrëdhëniet me konfliktuese janë një element i keq për shëndetin tonë, sipas studimit, i cili ka zbuluar se njerëzit që ishin më të kënaqur në marrëdhëniet e tyre në moshën 50 vjeçare, e që kanë qenë të shëndetshëm deri në moshën 80 vjeçare.
Marrëdhëniet e mira ndihmojnë në mbrojtjen e kujtimeve tona. Mësimi i fundit nga Waldinger nga studimi ishte se lidhja midis marrëdhënieve dhe shëndetit nuk është vetëm fizike. Duke qenë se në një marrëdhënie të sigurt gjatë moshës së vjetër, kjo mund të shërbejë për tu mbrojtur kundër humbjes së kujtesës. Pjesëmarrësit të cilët mendonin se mund të mbështeteshin te partnerët e tyre në kohën që kishin nevojë, studimi ka gjetur kujtimet e tyre të cilat qëndronin më gjatë.
Mesazh i përgjithshëm. Robert Waldinger mendon se marrëdhëniet e mira të ngushta janë më të mira për shëndetin dhe lumturinë. Ata njerëz që kishin jetë të suksesshme e të lumtur, ishin ata që u përqendruan në marrëdhëniet me familjen, me shokët dhe me komunitetet e tyre. Studimi i Harvardit është vetëm duke ndjekur një grup të vogël njerëzish të cilët kanë rritur në Shtetet e Bashkuara, por në mbarë botën ka pasur shumë studime për të matur dhe krahasuar nivelet e lumturisë.
Përshtati: Redjon Shtylla