8 gjëra që femrat duhet të dinë mbi seksin
Lajme E Enjte, 8 Prill 2021 13:35
Meshkujt gënjejnë ose e teprojnë lidhur me shpeshtësinë e seksit. Nëse mendon se po kalon një periudhë të dobët në shtrat, ndodh që edhe miket e tua të kalojnë të njëjtën gjë, por e fshehin prej sikletit të partnerëve.
-Jo të gjithë janë të sinqertë lidhur me sëmundjet seksualisht të transmetueshme, bëni kujdes.
-Mashkulli me të cilin jeni lidhur mund të të pëlqejë shumë, por nuk arrini të kaloni në orgazëm. Kjo nuk do të thotë se nuk e doni, por se për të shijuar pikun e kënaqësisë hyjnë në lojë shumë faktorë të tjerë.
-Ndodh shpesh që të mos keni dëshirë në të njëjtën mënyrë dhe moment. Sinkorin perfekt ekziston vetëm në filma. Kjo gjë është normale, mos u shqetësoni.
-Është mirë të urinoni pas raportit seksual, pasi mund të rrezikoni infeksion në rrugët urinare.
-Raporti seksual nuk të afron domosdoshmërisht me një person. Mund të ndjehesh e largët me të edhe pas raportit seksual dhe mund të ndihesh e afërt me dikë që s’ke pasur kurrë intimitet. E çuditshme, por e vërtetë.
-Partneri nuk mund të ketë gjithmonë dëshirë për t’iu puthur gjatë raportit seksual, por kjo nuk do të thotë se nuk iu pëlqen.
-Seksi nuk është domosdoshmërisht më i bukur nëse zgjat më shumë. Bëhet fjalë për cilësi dhe jo për sasi