861 monitorime për çokollatat me plastikë, bllokohen disa të tilla
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siç deklaroi pak ditë më parë në lidhje me çeshtjen e çokollatave “Mars”, Snickers” dhe “Milky Way”, vazhdon punën për inspektimin e të gjitha tregjeve, pikave të tregëtimit apo supermarketeve në të gjithë vendin, me qëllim evidentimin e rasteve të pranisë së këtyre produkteve me origjinë nga Holanda.
Megjithë numrin e madh të inspektimeve në vetëm 48 orë, prania e këtyre produkteve ka qenë në numër të vogël dhe në të gjitha rastet janë marrë masat e nevojshme për heqjen e tyre nga tregu e kthimin në destinacion.
Nga informacionet e dërguara nga DRAKU-të rezulton se jane kryer gjithsej 861 monitorime, të ndara në qarqe, si më poshtë:
- Në Qarkun Lezhë, janë kryer 102 monitorime
- Në Qarkun Shkodër, janë kryer 60 monitorime
- Në Qarkun Berat, janë kryer 23 monitorime
- Në Qarkun Korçë, janë kryer 35 monitorime
- Në Qarkun Elbasan, janë kryer 300 monitorime
- Në Qarkun Kukës, janë kryer 27 monitorime
- Në Qarkun Vlorë, janë kryer 80 monitorime
- Në Qarkun Dibër, janë kryer 34 monitorime
- Në Qarkun Fier, janë kryer 7 monitorime
Në këto qarqe nuk janë është gjetur asnjë prej produkteve “Snikers”, “Mars” dhe “Milky Way” me origjinë nga Holanda. Këto produkte, bazuar në etiketë dhe në dokumentacionin shoqerues, kanë rezultuar me origjinë nga Polonia.
- Në Qarkun Durrës, janë kryer 7 monitorime dhe ne 4 subjekte nuk janë gjetur çokollata me origjinë nga Holanda, por vetëm nga Polonia.
Gjithashtu në këtë qark informohemi se: nga verifikimi u bë bllokimi dhe ndërprerja e menjëhershme e tregtimit të produktit çokollatë Snicker dhe Milky Way me origjine nga Holanda ne tre subjekte, ku u la detyrë dërgimi i këtyre produkteve në destinacionin përkatës brenda 2 ditëve.
- Në Qarkun Gjirokastër, janë kryer 113 monitorime dhe në 109 subjekte nuk janë gjetur Snikers, Mars dhe Milk Way me origjinë nga Holanda. Këto produkte, bazuar në etiketë dhe në dokumentacionin shoqerues, kanë rezultuar me origjinë nga Polonia.
Nga inspektimi i AKU në këtë qark, u bë bllokimi dhe ndërprerja e menjëhershme e tregtimit të produktit çokollatë Snicker dhe Mars me origjine nga Holanda në katër subjekte, ku u ka detyrë dërgimi i këtyre produkteve në destinacionin përkatës brenda 2 ditëve. Nga ana e distributorit shpërndarës të këtyre produkteve në Qarkun Gjirokastër me adresë Lagjia “Puntore”, Gjirokastër ishin tërhequr produktet e lartpërmendura me origjinë nga Holanda para datës 25.02.2016.
- Në Qarkun Tiranë, janë kryer 73 monitorime dhe në 70 subjekte nuk janë gjetur Çokollata: Snikers, Mars dhe Milk Way me origjinë nga Holanda. Këto produkte, bazuar në etiketë dhe në dokumentacionin shoqerues, kanë rezultuar me origjinë nga Polonia.
Gjithashtu, nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në Qarkun Tiranë, u bë bllokimi dhe ndërprerja e menjëhershme e tregtimit të produktit çokollatë Snicker dhe Mars me origjinë nga Holanda në tre subjekte, ku u la detyrë dërgimi i këtyre produkteve në destinacionin përkatës brenda 2 ditëve.
KOHA JONË SONDAZH

