93 vjeçari takon të dashurën pas 72 vitesh!
Një veteran 93 vjeç i Luftës së Dytë Boterore nga SHBA ka përqafuar të dashurën e tij për herë të parë pas 72 vitesh.
Ribashkimi ka ndodhur në Australi ditën e sotme pasi Norwood Thomas fluturoi nga Virxhinia për në qytetin e Adeleide për tu ri-lidhur me dashurinë e humbur të tij.
Fotot dhe videot tregojnë momentin se si 88 vjeçarja Joyce Morris qesh e rrethuar nga krahët e të dashurit të saj Norwood.
“Kjo është gjëja më e mrekullueshme që mund të më kishte ndodhur,” – tha 93 vjeçari gjatë transmentimit në programin “The Project” të Channel 10.