93-vjeçarja kërkon ndihmë në internet për përzgjedhjen e fustanit të nusërisë

Sylvia Martin 93 vjeçare, do të martohet me shokun e saj të ‘përjetshëm’ siç e ka quajtur ajo, Frank Raymond 88 vjeçar. Çifti kanë planifikuar që martesën ta bëjnë në muajin korrik, megjithatë Sylvia ka rënë në dilemë për përzgjedhjen e fustanit të saj. Për këtë, ajo ka vendosur që fotografitë me disa lloje të fustaneve të nuserisë t’i shpërndajë në rrjetin e saj social Facebook, me rast me të cilin ka kërkuar ndihmë se, cili i rri më mirë për ta veshur në ditën e saj më të veçantë. Sylvia nga Australia, ka refuzuar që të martohet përsëri gjatë këtyre viteve, pasi burri i saj i parë kishte vdekur në moshë shumë të re, kur edhe ajo ishte në moshë të re, ndërsa për të dukej mungesë respekti nëse do të martohej përsëri. Por takimi me Frankun, siç duket asaj i ka ndryshuar krejtësisht jetën dhe planet. Edhe pse në moshë të shtyrë, çifti planifikojnë martesë gjatë muajit korrik.

SHKARKO APP