A do të garojë Salianji për kryetar të PD? Paloka: Kandidaturat vendosen mbi kritere

Kryetari i Këshillit Kombëtar i PD-së, Edi Paloka ka komentuar debatin për garën për kryetar, mes përplasjeve me ish-deputetin Ervin Salianji. Për të nuk ka përjashtime për shkak të mendimeve ndryshe, duke u shprehur se ai vetë përfaqëson frymën e bashkimit dhe jo të përjashtimit. ”Nuk ka asnjë përjashtim për mendime kundër apo zëra kundër. Unë jam për bashkim, jo për përjashtim”,-u shpreh ai, duke shtuar se çdo vendim i tillë kalon përmes strukturave përkatëse të partisë. Paloka sqaroi se PD ka një organ të posaçëm, të cilin e quajti gjykata e partisë, që shqyrton rastet mbi bazën e provave dhe statutit, dhe që merr vendime të pavarura nga opinionet individuale.

Ai theksoi se çdo organizatë politike ka rregulla që duhet të respektohen dhe se edhe në statutin e PD-së parashikohen raste për përjashtimin e anëtarëve, duke shtuar se këto çështje nuk duhen trajtuar në mënyrë subjektive. Sa i takon debatit për tensione të brendshme, Paloka e cilësoi si të ekzagjeruar narrativën për krizë në PD, duke theksuar se debati është pjesë e natyrshme e një partie demokratike.

”Nëse ka diçka që e dallon PD, është pikërisht debati. Nuk kemi pasur kurrë diçka hermetike”,-deklaroi ai, duke bërë një krahasim me PS-së dhe mënyrën e funksionimit të saj. I pyetur nëse Ervin Salianji do të lejohet të kandidojë për kryetar të PD-së, Paloka tha se procesi ende nuk ka nisur dhe se kandidaturat do të kalojnë përmes filtrit të kritereve dhe strukturave të partisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?