A do të japë dorëheqjen nëse nuk fiton zgjedhjet? Ja si përgjigjet Basha

Kreu i PD Lulzim Basha nga studioja e emisionit ‘Top Story’, i ka dhënë përgjigje pyetjes, nëse do të japë dorëheqjen nëse nuk fiton zgjedhjet e 25 qershorit.

A do të do të jepni dorëheqjen nëse nuk fitoni zgjedhjet?

“Me datë 10 apo 15 korrik do të ketë zgjedhje për kryetar të Partisë Demokratike. Atë do ta vendos në harmoni të interesit të PD dhe shqiptarëve” tha Basha.

Duke folur për programin e tij elektoral Basha u shpreh se do të jetë një kryeministër i ekonomisë.

“Marrëveshja ishte për të garantuar zgjedhjet e lira, reformën elektorale, përfshi votimin elektronik, dhe reformën kushtetuese. Këto janë edhe premtimet e Republikës së Re që ne bëmë gjatë qëndresës sonë. Ne kemi një program të hartuar me CDU-në e Angela Merkelit për një ekonomi të fortë, baza e të cilit është ulja e taksave. Ne do ta ulim TVSH-në nga 20 për qind në 15 për qind, çka do u kthejë direkt konsumatorëve mbi 450 milionë euro në vit. Ne do të vendosim taksën e sheshtë dhe do e ulim në 9 për qind, çka do lehtësoje barrën fiskale ndaj bizneseve dhe do të ulë evazionin fiskal. Ne do të financojmë nga buxheti praktikën në biznese të 10 mijë të sapo diplomuarëve, duke lehtësuar integrimin e tyre në tregun e punës dhe do të ulë papunësinë e rinisë. Ne do të mundësojmë mbajtjen e fëmijëve të shkollave tetëvjeçare dhe të mesme në mjediset shkollore deri në mbasdite vonë, kur të kthehen prindër nga puna, duke ofruar për ta drekën falas dhe programe pas shkollore”,- tha Basha.

SHKARKO APP