A do të ndodhë një tërmet katastrofal më 28 maj në Kaliforni?
Një video e postuar në “Youtube”, nga përdoruesi me emrin “Ditrianum Media”, thotë se më 28 maj të këtij viti, do të ketë një renditje të veçantë planetare, ku Venera dhe Merkuri do të dalin në anën e Amerikës veriore të planetit, gjë që, sipas tij, do ta shkaktojë një tërmet tepër të madh në regjionin e Kalifornisë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Por, ai nuk është i vetmi njeri i cili përmend këto parashikime. Edhe Nostradamusi kishte parashikuar se kjo renditje planetare do të kishte pasoja katastrofale. Në videon e përmendur tregohet pse kjo renditje planetare mund të rezultojë me një tërmet katastrofal në Bregun Perëndimor të SHBA-së.