A do tërhiqet Greqia nga gazsjellësi TAP?

 

Orët e fundit, një zëdhënëse e gazsjellësit TransAdriatik bëri të ditur se ata janë të hapur ndaj Iranit, për t’u bërë pjesë e këtij investimi të rëndësishëm.

Kjo vjen një ditë pasi kryeministri grek, Aleksis Cipras, ishte për vizitë në Rusi, ku u takua me presidentin Vladimir Putin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vizita ishte pozitive, por a pati ndonjë rezultat konkret?

Swiss Digital Mobile Reklama

Të paktën për një çështje u fol konkretisht.

Bëhet fjalë për gazsjellësin Turkish Stream që sjell gazin rus nga Deti i Zi, në Turqi e më pas në drejtim të Perëndimit deri në vitin 2019.

Një gazetë greke shkruan se Moska duket se i ka joshur grekët, duke thënë se do ua parapaguajë fitimet e ardhshme nga biznesi ndërkombëtar i gazit, për të fituar mbështetjen e Athinës për projektin.

Por Greqia është e angazhuar tashmë në projektin e gazsjellësit TAP, që dërgon gazin azer nga Greqia, në Shqipëri dhe më pas në Itali, duke anashkaluar Rusinë.

Dy- tre herë, qeveria e re greke ka dhënë sinjale se mund të ndryshojë mendje për këtë projekt.

A ka kontradikta mes dy projekteve?

Eksperti për çështjet e Rusisë, Konstantinos Filis, profesor për marrëdhëniet ndërkombëtare në Athinë, thotë për DW se nuk ka asnjë problem.

Sipas tij, asnjë projekt nuk e përjashton tjetrin.

Përfundimisht ajo që ka rëndësi, është të gjenden financimet e nevojshme për secilin projekt.

“As Greqia dhe as Rusia nuk janë në gjendje që të vendosin të vetme për një projekt,” tha Filis.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?