A duhet të kandidojë Berisha? Reagon ashpër Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

Ervin Salianji ka dhënë qasjen e tij për vendimin e Sali Berishës, që të kandidojë për kreun e selisë blu. ”Unë jam për këtë gjë: nëse ka farsë, për çfarë bën zgjedhje? Unë jam për t’u respektuar neni 46, i cili nuk është shkruar nga unë, por është shkruar nga zoti Berisha. T’i referohemi nenit, të respektojmë rregullat që janë vendosur në statut.

Se pyetja që kam unë është kjo: A e bën zoti Berisha Partinë Demokratike fituese apo jo? Dhe e dyta, a duhet të respektojë një rregull që e ka vendosur vetë apo jo? Pra, nuk është çështje emrash, është çështje parimi. Parimi është i shkruar në statutin e partisë, që duhet të respektohet. Çfarë t’ju them më shumë”, tha Salianji për ”A2cnn”.

Sipas tij vendoset në rregullat e garës dhe e përcakton votuesi se cili është drejtuesi i partisë. ”Nuk e përcakton dëshira e askujt. Po të jetë me nostalgji, se nuk dua të bëj krahasime tani, por i bie vdiq Enveri dhe përfundoi Shqipëria. Jo, vazhdon jeta”, shtoi Salianji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?