A e dinit se ka aspirinë, edhe kundër rrudhave!

 

Aspirina  përdoret gjerësisht për dhimbjet e kokës dhe përdorimi i saj dihet se na qetëson kokën, por ndihmon shumë edhe që të sheshojmë rrudhat, madje edhe të zvogëlojmë poret për vetëm 15 minuta.

Përveç efekteve të menjëhershme, nëse maskën me aspirinë do ta përdorni çdo javë do të keni një fytyrë të pastër, të butë dhe të shndritshme.

Për të arritur këtë rezultat, ju nevojiten 3-4 aspirina të shtypura dhe dy lugë kos, dhe gjysmë luge vaj ulliri.

Përziejini të gjithë përbërësit. Më pas aplikojeni në fytyrë derisa të thahet (10-15 minuta), dhe për t’a hequr, përpiquni duke e fërkuar me nga pak fytyrën, e në fund shplajeni me ujë të vakët.

Ju këshillojmë që këtë maskë ta përdorni çdo javë, e cila ka rezultuar si maska natyrale më e suksesshme, që lufton rrudhat dhe ndalon krijimin e akneve.

SHKARKO APP