A është Edi Rama nga Tropoja?/ Ja përgjigja surprizë e kreut socialist
Çim Peka: Jam shumë kurioz të di si shumë shqiptarë, cila është origjina e Edi Ramës? Njëherë del nga Berati, njëherë del nga Durrësi, njëherë nga Tirana. Po ju the një detaj të cilën e kam dëgjuar vonë, në një udhëtim që piktori i njohur ka bërë në Tropojë, Kujtim Buza, i ka thënë dikujt që këtej është me origjinë Kristaq Rama. Nga është Edi Rama? Jeni nga Burreli, jeni nga Vlora, jeni nga Durrësi, jeni nga berati, jeni nga Tirana?
Edi Rama: Deri ku është shtrirë pema e familjes tonë, di tu them se të parët e mi nga babai kanë zbritur nga berati në Durrës. Kristaq Rama i I-rë është stërgjyshi im, i cili ishte një përfaqësues intelektual i shtresës së mesme të kohës, kishte pasionin e madh për të hapur shkolla të gjuhës shqipe në atë kohë, dhe ka bërë një rrugëtim nga Berati drejt Durrësit, ku ka qenë dhe në shpalljen e pavarësisë, dhe aty më pas përqendrua familja. Gjyshi i cili më pas shkoi për të bërë studimet në Itali që të merrte stafetën e të atit, i mori të gjithë paratë e të atit për të bërë shkollën, bleu një super makinë private dhe erdhi pas 6 muajsh dhe përfundoi shofer i kryetarit të bashkisë. Kur vajti kryetari i bashkisë në pritjen e festës kombëtare tek naltmadhnija, naltmadhnisë i mbetën sytë tek vetura dhe kujtoi se ky e kishte blerë me lekët e buxhetit, ndërkohë që ky i thotë se ajo nuk është e ima, është e shoferit, dhe naltmadhnija ja mori shoferin me gjithë makinë kryetarit të bashkisë. Pastaj historia dihet me tim atë, ai ka lindur në Durrës. Pastaj nga ana e gjyshes nga babai gjithmonë, gjyshja ka qenë motra e Zef Konomit, ishte vajzë e një martesë të një burri katolik nga Shkodra me një grua e cila kishte lindur në Bosnje, e kishte babain kroat nënë veneciane, ata u vranë në një aksident kur fëmijët ishin shumë të vegjël. Dhe gjyshen bashkë e të vëllain i ka rritur kumbari i cili ishte pronari i Grand Hotelit në Shkodër, i martuar me shefen e kuzhinës së Privc Vidit, ajo ishte austriake dhe nga nëna të parët tanë kanë qenë mirditorë, nga zbritur nga Mirdita në Vuno, dhe për këtë arsye shumë nga mbiemrat e të ardhurve në Vuno janë bashkime emrash të katolikëve të Mirditës, si Koleka, Ndrenika. U sqarove se nga jam unë.
Çim Peka: Me kaq sa the edhe ju vetë nuk e dini se nga jeni, sepse keni bërë një përzierje kaq madhe.
Edi Rama: Unë jam nga gjithë Shqipëria, por faktikisht jam çun Tirone.