A është i rrezikshëm seksi gjatë shtatzënisë? Mësojeni

Shumë gra shtatzëna, por edhe partnerët e tyre, nuk janë të sigurtë a mund ta rrezikojë beben një marrëdhënie seksuale, por mjekët kanë një shpjegim për këtë gjë.

Kur ngelen shtatzënë, femrat bëjnë gjithçka që bebet e tyre të dëmtohen.

Mirëpo, a nënkupton kjo që edhe seksi është aktivitet i rrezikshëm?

Nëse i pyesni mjekët, ata do t’ju thonë që nëse ekziston dëshira për seks, shtatzënia nuk do paraqet pengesë për t’u kënaqur, sepse nuk dëmton as nënën, as beben.

Femrat madje kanë vërejtur që marrëdhënia seksuale në këtë periudhë u ka krijuar orgazma më të fuqishme se në situata të zakonshme.

Nga ana tjetër, ka gra shtatzëna të cilave nuk u pëlqen seksi gjatë periudhës së shtatzënisë. Edhe kjo nuk është asgjë jonormale.

Duke bërë dashuri gjatë shtatzënisë rritet intimiteti i çiftit dhe mund edhe të bëhet një eksperiencë e dobishme dhe emocionuese.

Shumë shpesh një çift e minimizon marrëdhënien ndërsa gruaja është shtatzënë dhe kontaktet midis dy partnerëve kufizohen te puthjet dhe përqafimet, pa kaluar në aktivitetin e plotë, shkruan Telegrafi.

Shumë çifte kanë frikë se i shkaktojnë probleme fëmijës së palindur, ndërsa nënat shmangin disa lloj përvojash, në mënyrë që të pakësojnë dëshirën e tyre.

Në fakt, nuk ka asnjë kundërudhëzim për të kryer marrëdhënie gjatë shtatzënisë, vetëm nëse është mjeku ai që e ndalon, e në disa raste të veçanta, të tilla si; një shtatzëni me rrezik të lartë apo shëndet i dobët i nënës së ardhshme.

Në fakt, akti nuk dëmton as fetusin as nënën dhe e bën të mundur që një çift të forcojë dhe rrisë lidhjen përmes zbulimit të ndjesive të reja dhe të paprovuara më parë.

Të bësh dashuri me një bark të fryrë mund të jetë moment eksitimi dhe ekstaze, me gruan që arrin të ndjejë emocione shumë më të thella se normalisht.

SHKARKO APP