A është Obama i gatshëm për marrëveshje me Putinin?

Nga Aleksei Bajer

Së pari, një sqarim: Kam votuar për Barak Obamën të dyja herët që ai garoi për president, dhe do ta bëja këtë edhe një herë tjetër, ndonëse presidenca e tij ka qenë një zhgënjim i madh për shumë nga përkrahësit e tij, dhe një dështim qoftë edhe sipas standardeve vetjake.

Shumica e dështimeve të politikës së Obamës ndjekin të njëjtin model: Ai fillon me qëllime të mira, dhe u premton të gjithëve se do të bëjë gjënë e duhur, por pastaj nuk bën asgjë për të arritur rezultatet e dëshiruara. Kur përpjekjet, japin efektin e kundërt, ai thjesht heq dorë.

Qëllimet e tij të mira (të cilat, siç thuhej hapnin rrugën drejt Parajsës), kanë shërbyer vetëm për t’i përkeqësuar ato dështime. Në vitin 2008, kandidati Obama premtoi të “shërojë” përçarjet ideologjike që rëndojnë mbi Uashingtonin, dhe që do të shoqërohej me një epokë të re të bashkëpunimit dy-palësh.

Asokohe, ai kishte një mundësi për të triumfuar mbi kundërshtarët e tij republikanë, duke hedhur mbi ta fajin për politikat shkatërrimtare ekonomike dhe ndërkombëtare të administratës Bush. Ai pastaj mund të punonte me ta, nga pozita më të fuqishmë politike. Ronald Regan e bëri këtë në mënyrë shumë efektive në vitin 1980, duke mos humbur asnjëherë rastin për të kritikuar “paraardhësit tanë”, edhe gjatë mandatin të tij të dytë në detyrë.

Por Obama e filloi mandatin e tij me këmbën e gabuar: ai u përpoq t’i hyjë në zemër të djathtës republikane, duke i lejuar kundërshtarët e tij të riorganizoheshin dhe tuboheshin, dhe përfundoi duke kryesuar qeverinë më të ndarë dhe jofunksionale në historinë moderne të SHBA-së.

Kandidati Obama, duhej të ishte presidenti i parë post-racor; përkundrazi, vendi ka qenë arenë e përplasjeve dhe protestave më të dhunshme më sfond racist që nga vitet ‘60, ndërsa sulmet politike mbi vetë presidentin, kanë fituar një shije të papëlqyeshme me nëntekst racist.

Asnjë president, nuk kishte folur ndonjëherë më shumë mbi nevojën për të mbështetur familjet që punojnë, megjithatë në epokën e tij shtresa e mesme vazhdoi të shpërbëhet, dallimet përsa i përket të ardhurave u zgjeruan ndjeshëm, dhe një klasë e re e super të pasurve “një përqindërshi” është përforcuar. Gjithnjë e më shumë, të pasurit janë duke përdorur burimet e tyre të mëdha financiare, për të privatizuar sistemin demokratik amerikan.

Në fillimet e presidencës së tij, Obama shpalosi një vizion të ndritshëm për një Lindje të Mesme demokratike, gjatë fjalimin e tij të famshëm në Kajro. Rezultati? Ai është i vendosur të largohet nga rajoni, duke e lënë atë në një gjendje koaosi të paparë. Revolucionet e Pranverës Arabe, u shtypën apo sollën fatkeqësi pothuajse kudo ku ato ndodhën, ndërsa ushtria e Shtetit Islamik tashmë ka pushtuar qytetet strategjike në Irak dhe Siri.

Përpjekjet e Obamës, që Izraeli të kufizonte zgjerimin e vendbanimeve të tij në territoret e pushtuara palestineze, nuk sollën gjithashtu asgjë:Obama tani përbuzet gjerësisht nga izraelitët, dhe nuk besohet nga palestinezët. Marrëveshja e tij e mirëkuptimit me Teheranin, për të shmangur që Irani të prodhojë armën bërthamore, shihet me dyshim të madh, në mos po me neveri, në të gjithë Lindjen e Mesme.

Dhe pastaj vjen “rivendosja” e munguar e raporteve normale me Rusinë. Ky ishte një dështim që pa filluar:përkthimi në mënyrë të turpshme i gabuar në rusisht i termit “mbingarkesë”, zbuloi se Departamenti i Shtetit i Obamës nuk kishte përkthyes kompetentë të kësaj gjuhe, dhe sugjeroi se Shtëpia e Bardhë e kishte keqkuptuar tërësisht natyrën e regjimit në Moskë.

Është e vërtetë se në atë kohë, në fillimet e presidencës së Dimitri Medvedev, ka pasur shpresa për liberalizëm, që do të reflektohej si brenda vendit, ashtu edhe në marrëdhëniet e Rusisë me vendet e tjera.

Askush nuk mund të parashikonte, që Putin do të rikthehej në pushtet në vitin 2012, në kulmin e protestave të organizuara nga shoqëria civile e Moskës, dhe pastaj menjëherë do të shkëputej nga realiteti. Aneksimi i Krimesë, erdhi si një befasi e plotë, gjatë zhvillimit të lojërave tejet të kushtueshme në Olimpiadën Dimërore të Soçit, e projektuar për t’i shfaqur botës së jashtme modernizmin dhe normalitetin e Rusisë.

Megjithatë është fakt, se Obama rrezikon të lënë një Luftë të re të Ftohtë, si trashëgimi të tijën. Kombinuar me dështimet e politikave të tjera, ai nuk do të duket në një dritë të mirë në analet e historisë. Gjithësesi, ka edhe aspekte, ku diçka mund të bëhet relativisht shpejt. Për më tepër, që Shtëpia e Bardhë mund të ketë nevojë për bashkëpunimin e Moskës, për të përmbajtur situatën në vende të tjera të botës, sidomos në Siri, nga përkeqësimim i mëtejshëm deri në fund të mandatit të tij, vitin e ardhshëm.

Putin mund të jetë i hapur për një marrëveshje kompromisi – nëse i plotësohenn kushtet e veta. I çmendur apo jo, presidenti rus e kupton se gjërat kanë rritmin e tyre. Copëtimi i Ukrainës dhe blerja e një rripi toke në Krime, nuk do të ndodhë menjëherë, ekonomia ruse është e ekuilibruar në fije të perit, dhe çdo përshkallëzim i mëtejshëm ushtarak në “Novorossiya” do të shkaktonte sanksione më të rënda.

Prandaj Putin, është duke kërkuar të tregtojë “përmbajtjen” në Ukrainën Lindore, në këmbim të pranimIT de facto nga SHBA të aneksimit të Krimesë, dhe një lehtësim të regjimit të sanksioneve.

Administrata Obama, duket e prirur drejt një lloji të volitshëm raporti, përgjatë këtyre dy linjave. Kjo lëvizje gjithashtu, do të ndihmojë përpjekjet e Hilarit Klintonit, për të pasuar në detyrë Obamën.

Nëse marrëdhëniet me Rusinë vazhdojnë të përkeqësohen, kur fushata presidenciale të nxehet, roli i saj në rivendosjen e një politike me Kremlinin, në kushte kur dikur ishte vetë Sekretare Shteti, mund ta përndjekë atë.

Rusia tashmë ka filluar që të tërhiqet nga projekti i saj Novorossiya, dhe lëvizur komandantët kokëfortë në Donjeck dhe Lugansk. Komandanti i rebelëve, Aleksei Mozgovoj, u bë viktima e fundit e shquar e “procesit të paqes” së Putinit. Ndërkohë, gjatë vizitës së tij të fundit në Rusi, Sekretari i Shtetit Xhon Kerri e përmendi pa shmangur çfarëdolloj nënkuptimi, çështjen e Krimesë.

Eshtë e panevojshme të thuhet, se çdo tërheqje e Putinit do të jetë e natyrës taktike dhe shumë e përkohshme. Ai nuk do të ndalet në përpjekjet për të minuar Ukrainën, degraduar ekonominë e saj dhe dëmtuar stabilitetin politik. Nuk ka zgjedhje tjetër. Një Ukrainë pro-perëndimore dhe e begatë jashtë orbitës së saj, është diçka që Kremlini nuk është i gatshëm as ta mendojë konceptualisht. Por edhe në një nivel rreptësisht praktik, pa një lidhje me tokën, Krimea ruse nuk është as politikisht e as ekonomikisht e qëndrueshme, në një periudhë afatgjatë.

Motivi politik i Obamës në arritjen e një marrëveshje me Putinin, është i kuptueshëm. Megjithatë, nëse kjo ndodh tani, ndërsa Ukraina është ende politikisht e dobët, në një kohë që situata e saj ekonomike dhe financiare është e brishtë, dhe ndërsa ka aftësi të kufizuara për të mbrojtur veten nga terrorizmi rus, kjo çështje thjesht do të fshihen nën qilim.

Presidenti i ardhshëm amerikan – qoftë Hilari Klinton, apo ndonjë kundërshtar ende i panjohur republikan – do të duhet të merret me të shpejt pas marrjes së detyrës – përveçse, natyrisht, gjithçka i shpërthen në fytyrën Obamës, edhe para se ai të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

“Kyiv Post” 

SHKARKO APP