A është Turqia objektivi i radhës i ISIS?

 

Nga Marko bello

Dy bombat qe shpërthyen këto dite ne Ankara dhe qe u shoqëruan me 96 te vdekur e dhjetëra te plagosur kane rritur shqetësimin se ndoshta Turqia do te jete goditja e radhës nga ana e te ashtuquajturit Shtet Islamik te Irakut dhe Levantit (ISIS).

Analistet janë te mendimit se luftëtaret e ISIS nuk duken te preokupuar te qeverisin ne terma afatgjate, por me shume priren te zgjerojnë territoret e pushtuara sa me shpejt te jete e mundur. Dhe celesi për te realizuar këtë qellim afatshkurtër është destabilizimi politik i zonave qe ata kane zgjedhur për te vepruar.

Sipas te përditshmes australiane Daily Telegraph, Siria dhe Iraku janë shembuj te përkryer qe tregojnë se destabilizimi erdhi nga brenda, përmes tensionimit politik dhe protestave e veprimeve te dhunshme nga rruga qe mundësuan goditjen e befasishme te ISIS, duke pushtuar territore ne këto dy vende te Lindjes se Mesme.

Shanset qe Turqia te jete sfida e radhës janë te mëdha, nisur edhe nga besimi qe kane terroristet e ISIS tek profecia Hadith, një profeci e vjetër prej 1.400 vjetësh, sipas te cilës dikur do te zhvillohet një beteje ne krahinën Dabiq te Sirisë kundër forcave “Roma”, te cilët interpretohen se janë forcat ushtarake te botes perëndimore.

Zona e Dabiqit aktualisht kontrollohet nga trupat e ISIS, te cilët besojnë verbërisht se ne fund te luftës do te arrijnë te pushtojnë Kostandinopoje, apo Stambollin e sotëm. Kështu thuhet, sipas tyre, ne Hadith, e cila është një koleksion mësimesh dhe porosish te Profetit Muhamed…

SHKARKO APP