A gabojmë ne popujt?

Placeholder Image

Nga Artan Fuga –

Po kur thonë se populli nuk gabon!!!

Nuk gabon, po bën gafa…

Këto 25 vjet ja katër gafa të padiskutueshme :

1. Firmat piramidale ku të gjithë nga egua vinin paré për të fituar flori, duke ja marr tjetrit, për ta lënë me gisht në gojë. Sa qesharakë u bëmë!

2. Ikëm dhe morrëm anijet sapo u hapën kufijtë, nuk ikën vetëm ata që nuk iknin dot se të gjithë do të kishin ik, i fundit do të mbyllte dritat e Fierzës. Braktisim dita dita ditës atdheun mes Italisë dhe Greqisë, në mes të Mesdheut, dhe shkojmë në dreq.
Jemi bërë turpi i botës.

3. Jemi mbledhur buzë Lanës si minjtë, një në tre shqiptarë jeton buzë kanalit të pisët, cfarë frikacakësh!

4. Kujtojmë se duke u marrë me kanabis, duke ndejt në kafe e duke llomotit për politikë, duke hedh loto, e ndejt para televizorit, do bëjmë hajër, cfarë populli përtac që jemi bërë.

Hë mo gabojmë apo nuk gabojmë!!!

Pa le kur shkojmë në votime gjoja të lira dhe të fshehta kur të gjithë e dimë që janë të manipuluara qysh në ligj…

Këtu shfaqemi pak edhe si idotë!

Ore mos mblodhëm mendët në ferr do të përfundojmë!

SHKARKO APP