A ka marrë fund ‘Rajhu’ i Merkel?

 

Il Giornale

Pasojat e emigrimit në masë drejt Gjermanisë kanë bërë që gjermanët të bëhen më konservatorë, më skeptikë drejt së ardhmes dhe më kritike drejt qeverisë së Kancelares Merkel.

Ky është mendimi i Horst Opaschovski, një prej analistëve më të mëdhenj gjermane. Ai ka kryer një sondazh së fundmi, dhe është bindur që humori i gjermanëve ka ndryshuar radikalisht.

Një ndër ndryshimet themelore është ndryshimi i hierarkisë së vlerave e cila po merr prioritete të tjera. Dhe pasojat po i vuajnë vlerat e afirmuara pas lëvizjeve të ‘68-ës.

“Po kthehen në modë vlerat tipike gjermane që në dekadat e fundit ishin konsideruar si të tejkaluara. Sot vlerësohen si themelore vlera si: disiplina, ndjenja e detyrës, ndërsa faktorë të tjera si emancipimi nuk janë më në krye të listës së vlerave”, thotë Opaschovski.

Por cila është lidhja mes rikthimit të këtyre vlerave dhe emigracionit? “Çdo gjë kalon nga edukimi që u jepet fëmijëve. Shumë njerëz shohin që qeveria po merret me emigrantët më shumë se sa me qytetarët e vet. Kanë frikë se identiteti gjerman po humbet dita0ditës”, thotë analisti.

“Kanë frikë se shteti nuk po merret me transmetimin e vlerave te të rinjtë gjermane dhe për këtë shumë prindër po përpiqen të bëjnë atë që duhet të bënte shteti duke u dhënë fëmijëve një edukim konservator”, thotë Opaschovski.

Nga sondazhet del  numri më i madh i prindërve shqetësohet se fëmijët po rriten pa pika referimi dhe për këtë janë të gatshëm të merren vetë me edukimin dhe transmetimin e vlerave te ta, pasi ndjehen të braktisur nga shteti.

Sipas sondazheve, edhe llojet e konflikteve brenda shoqërisë po ndryshojnë për shkak të fluksit të lartë të emigrantëve. “Konfliktetet që kanë karakterizuar gjeneratat nuk kanë dhe nuk do të kenë lidhje me aktualitetin. Konfliktualiteti gjerman midis të pasurve dhe të varfërve po shuhet dita-ditës. Nuk ka më konflikte mes atyre që kanë para apo atyre që s’kanë. Konfliktet e reja bëhen mes etnive të ndryshme dhe grupeve fetare të ndryshme. Beteja të tjera si ajo e emancipimit të femrës që kanë karakterizuar dekadat e shkuara po shuhen gjithmonë e më shumë. Çështja themelore e ditëve të sotme është emigracioni dhe pasojat që do të ketë në shoqëri dhe identitetin gjerman”, thotë analisti.

Por çlidhje ka me gjithë këtë Angela Merkel?

Kancelarja konsiderohet nga të gjithë si përgjegjësja kryesore e kësaj drame gjermane. Skepticizmi i qytetarëve gjermanë është pasojë e politikës së saj ndaj refugjatëve. Ata kanë humbur totalisht besimin te shteti dhe institucionet. Një gjendje e pabesueshme për Gjermaninë, vend në të cilin besimi ndaj shtetit ka qenë gjithmonë i thellë dhe i plotë. Sot, ky besim duket se po shuhet gjithmonë e më shumë për shkak të refugjatëve. Dhe natyrisht shkaktari kryesor është ajo: Kancelarja e “hekurt” e cila sot gëzon mbështetjen më të ulët ne 10 vitet e fundit./ Përshtati në shqip Amarildo Lumani. Tema

SHKARKO APP