A mjafton ligji për të larguar kriminelët e politikës?
Nga Blendi Fevziu –
U tallen me ata qe guxuan t’ju thone largohuni! Perqeshen ata qe ju thane ju s’keni vend ketu! U trimeruan me ata qe guxuan t’i kritikonin dhe besuan se sesionin tjeter do te ishin ca me shume. Qe do sillnin me vete edhe disa shoke. Neser, ne fakt nuk do te jene me! Kriminele, vrases, tutore prostitutash, trafikante dhe hajdute ordinere qe jane perballur se paku nje here me drejtesine do detyrohen te lene postet e tyre. Qofshin ato te zgjedhur, si deputete apo kryetare bashkishe, qofte te emeruar ne administrate. Neser Parlamenti i Shqiperise aprovon ligjin e dekriminalizmit. Nje ligj i kerkuar nga opozita, i mbeshtetur fort nga nderkombetaret dhe padyshim, me nje konsensus te gjere te te gjithe shoqerise. Ata qe besuan se “ja hodhen”. Ata qe u tallen me thirrjet publike te Ambasadorit Amerikan apo te mediave, tani mund ta kuptojne me mire! Ata nuk mund te jene kurre ligjvenes dhe kete nuk e ndryshojne dot. As me presion; as me para; as me trafikim votash dhe as me ndonje menyre tjeter.
Por nese ligji rregulloi nje anomali te madhe te politikes shqiptare, nese ai i ktheu shoqerise dinjitetin per te cilin ajo kishte nevoje, ai nuk mund te ndryshoje nje problem po kaq te rendesishem te lidhur me kete. Mendesine e atyre politikaneve te rendesishem qe keta bandite dhe kriminele i sollen ne politike. Filozofine se perse keta njerez i duheshin partive politike dhe perse i perdor ajo keta. Nuk jane as model, as njerez per t’u imituar. Jane njerez per te cilet duhet te vije turp dhe ata vete e dine kete. Jane njerez qe perdoren per trafik votash dhe influence. Njerez qe vene ne dispozicion muskujt dhe filozofine e tyre te shkeljes se ligjit per te vjedhur vota apo per financime te paligjshme. Ndaj problemi i tyre, pra probleme i dekriminalizimit, nuk do te zgjidhet i plote, pa kerkuar falje dhe pa ndryshuar ide ata qe jane bere promotore te ardhjes se tyre ne politike. Pa ndryshuar filozofia e drejtuesve dhe pa u bindur keta, qe ne politike duhet te fitosh me ide dhe jo me truke. Ligji duhet te shoqerohet me nje marreveshje politike, ku palet te angazhohen te mos afrojne me personazhe te tille dhe as te terreni ku lulezon kjo kategori e penalizuar ne te gjithe boten. Vetem atehere, pra kur lideret ta kuptojne se ky ishte nje problem ne rradhe te pare per ta, ky ligj mund te funksionoje normalisht. Deri atehere, thjeshte do heqim ata qe dime, por mund te mbeten plot te tjere qe kane po ate filozofi, por qe per shume arsye i kane shpetuar drejtesise! Opinion.al