A mos 40 mijë tonë mbetje të rrezikshme janë shtruar si rrugë?!

Gazetari Ferdinand Dervishi, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dha një detaj shumë tronditës që bazohet në dosjen e prokurorisë për mbetjet e kompanisë ‘Kurum”. Sipas Dervishit, rreth 40 mijë tonë mbetje janë marrë nga kompania “Bajrama sh.p.k.” dhe mendohet se janë përdorur për stabilizant rrugësh, duke groposur një sasi të madhe helmesh që do të ndikojnë në mjedis dhe në jetën e njerëzve.

“Kurum ka përdorur teknologjinë kineze që është jo shumë ekonomike, me anë të elektricitetit dhe aty mbetjet janë shumë të mëdhaja.

Pra, që në 2024 këto mbetje largohen në këtë formë tregon që ty s’të ka funksionuar shteti në mënyrë permanente për 20 e ca vjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Plus faktit që porti i Durrësit në Shqipëri nën në dijeninë time, që nga koha e Fatos Nanos, ka qenë i kontrolluar nga grupet më të fuqishme të krimit të organizuar në Shqipëri, përveç në momentet kur një grup ia linte vendin grupit tjetër, që në atë ndërkohë fuqizohej shteti dhe bënte ndonjë operacion, siç ishte në rast para 4 vjetësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qëllimi që ata i nxirrnin këto mbeturina ishte që të shmangnin kostot e asgjësimit të tyre që, nëse do ta bënte Kurumi, do t’i ndërhynin shumë te fitimi. Atëherë, çfarë bëhet? Zgjidhet me anë të mafies së mbetjeve. Ta quajmë kështu, siç e ka edhe Europa dhe e gjithë bota. Dhe mafia e mbetjeve funksionon pak a shumë me të njëjtën skeme.

Falsifikimi i parë ishte sasia që dilte nga Kurumi, që deklaronte 1 mijë ton në vit, ndërkohë që ishin 8 apo 10 mijë ton në vit. Ky është fallsifikimi i parë. Falsifikimi i dytë ishte këto shoqëritë ndërmjetëse që e merrnin. “Sokolaj” deklaronte se merrte oksid zinku. Falsifikonte dokumentat dhe e nxirrte në treg dhe nëpër këto që lëviznin dokumentat si oksid hekuri, që është më pak i rrezikshëm dhe më pak kontrollohet.

Prokuroria ka bërë disa akte ekspertimi dhe një akt ekspertimi ka rezultuar që aty ka edhe përmbajtje radioaktive që janë shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe për mjedisin. Kishte dhe një dhe një moment tjetër, ku janë zhdukur rreth 30-40 mijë tonë nga një kompani “Bajrami SHPK”.

Pra, del diku në dokumenta sipas prokurorisë, synonte t’i trajtonte me impiant betoni për t’i përdorur si stabilizues të rrugëve.

Pra, këto janë zhdukur. Nuk e di njeri se ku janë këto 40 mijë tonë.

Mund të jenë shtuar edhe në rrugë, dhe ajo që avullon, e marrim gjatë gjithë kohës.

Kjo është pak a shumë skema se si funksiononte.

Sigurisht, unë i mbetem mendimit që nuk është vetëm kaq, sepse të mungon shteti, të mungon dhe krimi i organizuar”- tha Dervishi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?