Abetaret e burgosura në Preshevë
Refik HASANI
Universiteti i Mitrovicës së Veriut është bartur nga Prishtina që ka funksionuar vetëm në gjuhën Serbe, që nga mesi i muajit qershor të vitit 1999, është mbështetur nga Qeveria e Republikës së Serbisë . Procesi edukativo-arsimor është
Dhe , më 30 dhjetor 2015, Qeveria e Republikës së Kosovës ka pranuar dhe legjitimuar diplomat e lëshuara në Universitetin e Mitrovicës së Veriut . Ky Universitet i mbështetur , financuar dhe menaxhuar ekskluzivisht nga Qeveria e Serbisë dhe ndonjë donator tjetër që nuk i dijmë . Asnjëher nuk është kërkuar nga Kosova me sa jemi ne në dijeni në Bruksel apo instanca tjera që të fillon të integrohet ky Universitet në sistemin arsimor të Kosovës . Së pari është dashur të jepët një afat kohor që duke u inspektuar plane , programet kurrikula arsimore të afrohet gjegjësisht të unifikohet me standarde të aplikuara në tërë Kosovën dhe normal sipas rregullave të sistemit të njësuar dhe të standardisuar të Bolonjës .
Pse studentët Shqiptarët nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva që jan diplomuar ende nuk u njifen diplomat edhe pse kjo është një nga marrëveshjet e arritura në Bruksel në mesë Prishtinës dhe Beogradit .
Deri kur do të vazhdohet me këtë qasje që Beogradi nuk i nostrifikon diplomat e shqiptarëve që kan studiuar nëpër Universitete publike e Kolegje të Kosovvs . Pse Serbia ende po i mban të burgosur edhe ata pak Abetare që ka ndar Republika e Kosovës me dedikim për Krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nën adminsitrimin e Serbisë . Pse Parlamenti i Kosovës dhe Qeveria nuk reflektuan që krahas , paralel dhe me një reciprocitet të plot .Edhe në arsim të aplikohet kushte e norma reciproke edhe në arsim .
Duke ua njohur të drejtat dhe njohjen-legjitimitetin e këtij Universiteti në Mitrovicë të Veriut vetëm në gjuhën Serbe të kërkojn që së paku këto Abetare të burgosura në Preshevë të lirohen .
A thua cila është e drejta Serbët në Kosovë të ken Universitet në Mitrovicë kurse shqiptarët të diskriminohen në të gjitha fushat dhe segmentet e jetës duke përfshi që as Abetarja e diploma mos t’ju pranohen pasi që jan të botuara nga sheti amë-Kosova . Shqiptarëve në tri komuna Ju takon një Universitet publik në gjuhën shqipe dhe t’ju mundësohet të studjojn edhe në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni dhe në vende tjera. Kjo do të bëhet sa më parë aqë më mirë . Kjo është nevoja dhe domosdoshmëri edhe nëse Serbia ende i mban Abetaret në burg dhe e pengon arsimin në gjuhën shqipe . Hapja dhe themelimi i një universiteti publik në gjuhën shqipe do të ndodh nëse edhe kjo legjislatur e Parlamentit të Kosovës nuk këmbëngul edhe nëse nuk vë kushte dhe nuk përfill raportin reciprok në mesë të dy shteteve . Vërtet Serbia i ka burgosur dhe ende i mban Abetaret në Preshevë , dhe nuk presim që të themeloj një Universitet publik në Gjuhën shqipe në këtëo tri komuna ,
por vallë Kosova :
A është dashur kështu t’i pranoj diplomat dhe të legjitimon Universitetin e Mitrovicës së Veriut pa asnjë kusht ! . Kjo le të mbetët pyetja .