Aborti ynë nuk ndodhi në UNESCO!
Lajme E Shtunë, 17 Prill 2021 16:47
Nga Gëzim Mekuli
Është krijuar përshtypja (qofsha i gabuar) se pas vendimit për mos-pranimin e Kosovës në UNESCO, opinioni në Kosovë është ndarë në dy taborre; Ata që po festojnë (në heshtje e hajnisht) për mospranim dhe ata të cilët po vajtojnë e po mbajnë zi. Të parët, mendojnë disa, janë Opozita, të dytët janë Pozita.
Por sa është kjo e vërtetë?
Nuk ka një të vërtetë, fatkeqësisht, por ka vetëm një dështim në marrëdhënjet me publikun dhe një abortim të politikave tona. Ky abortim është i pritur, sepse embrioni ishte i vdekur në barkun e nenës për më shumë se 10 vite. E ne, shqiptarët, "nuk e dinim" për vdekjen e embrionit në mtrën e nënës Kosovë.
Të nderuar lexues
Ne dështuam shumë më herët e që më parë: Deshtuam atëherë kurë UCK na u nda në dy krahë. Abortuam që atëherë kur shteti i Kosovës hudhi në koshin e mbeturinave flamurin kombëtar Kuq e Zi.
Ne u poshtëruam atëherë kur 28 Nëntori u fshi e u harrua, nga politikat në pushtet, si ditë zyrtare si fëstë shtetërore në Kosovë,

Nuk u poshtëruam sot: Ne u poshtëruam ku u pranua decentralizimi i Kosovës në baza një-etinke. Ne u "përgjakëm nga ky abort" atëherë kur, fshehurazi e me manipulime, u akuzuan e u gjykuan bartësit e vlerave të luftës së UCK-së. Ne kapituluam atëherë dhe atje kur provuam ti mbrojmë ata të cilët në emër të luftës së UCK-së vodhën, plackitën, shiten e tjetërsuan miliona nga trupi i Kosovës së vogël.
Të dashur lexues,
Në u dorëzuam atëherë kur mediat shqipe u bënë shërbëtorë të dreqeit e të birit, por jo të popullit. Ne u poshtëruam atëherë kur opozita lidhi pakt politik me një parti e me një njëri siq është z. Isa Mustafa.
Ne u vetshkatërruam atherë kur njëri krah i UCK'së u lidh me komunistin e shërbëtorin e politikave jugosllave, dhe akuzuesin e UCK-së, Isa Mustafën.

Ne nuk dështuam sot, të nderuar lexues, ne dështuam atëherë kur, atje në Bruksel, Hashim Thaci dhe Isa Mustafa nënshkruan copëtimin e tokave shqiptare, copëtimin e Kosovës dhe kështu lejuan depërtimin e "pykës serbe" në zemrën e Kosovës.
Shkatërrimi i trupit të dhunuar të Kosovës nuk filloj me UNESCOn; Ne e dhunuam Kosovën duka ia vrarë gjuhën shqipe, të folurit e sajë, të shkruarit e sajë; Cele televizionin dhe shiqo se sa keq e sa gërditshëm flitet e shkruhet sot gjuha jonë; gjuha e Naimit, Konstantitnit, Naumit, Vasos, Qerqizit e Mihailit, Gjuha e Qosjes dhe e Mekulit.
Po, Kosovën e plagosëm ne, të gjithë pa përjashtim, por atë e vrau dhe e varri prapambeturia jonë, primitivizmi ynë dhe diplomacia jonë e pa-arsimuar dhe e pa-edukuar shqiptare: E vrau lufta për pushtet dhe Qeveria jonë në vazhdime….