Abuzimet me fondet publike, KLSH ndalon publikimin e kontrollove: Mund të keqpërdoren në fushatë
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, me anë të një urdhri të firmosur në datën 19 Maj ka ndaluar publikimin e raporteve për abuzimet me fondet publike dhe të rekomandimeve për institucionet shtetërore, nga data 23 Maj deri në datën 27 Qershor.
Referuar dokumentit të siguruar nga “BalkanWeb”, Leskaj sqaron se ky vendim merret për shkak të evitimit të keqpërdorimeve të mundshme të raporteve të KLSH-së gjatë fushatës elektorale.
Në shkresën me 3 pika, Leskaj urdhëron si më poshtë:
1. Vendimet e kryetarit të KLSH-së, mbi auditimet e ushtruara në subjekte nuk do të publikohen në ëeb-in e institucion, gjatë periudhës elektorale që përkon me zgjedhjet e organeve legjislative, për periudhën 23 Maj – 27 Qershor 2017.
2. Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhri Drejtorët e Përgjithshëm, Sekretari i Përgjithshëm, Drejtorët e Departamenteve/Drejtorive dhe Drejtoria e komunikimit, botimit dhe marrëdhënieeve me jashtë.
3. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.