Adele do të nis turin muzikor ndërkombëtar
Artistja që kishte disa vite që ishte shkëputur nga muzika, është rikthyer fuqishëm. Disa javë më pare ajo prezantoi dhe disa këngë të reja, ku më e pëlqyera është dhe kënga "Hello", ku deri më tani ka 500 milion shikime. Por surpriza nuk është kjo, por turi i ri muzikor që do të marrë këngëtarja përgjatë vitit 2016. Momentalisht për fancat e saja, ajo do të jetë në Britani, në Irlandë dhe në Europë. Lajmin e ka dhënë vetë Adele, me anën e një video në rrjetin social Instagram, ku ndan me fansat e saj lajmin që në 2016, do të fillojë turin e saj muzikor, por që ndihem e frikësuar, është shprehur Adele. 27- vjeçarja ka pesë vite, që nuk ka zhvilluar më ture, por vetëm koncerte dhe ato deri në vitin 2011, kur ajo bëri një largim nga tregu muzikor.