Adele i thotë “Hello” një tjetër rekordi në jetën e saj 

Mesa duket Adele nuk ka nevojë për ndihmë për të thyer rekorde apo fituar tituj.  Kënga e saj më e fundit “Hello” për vetëm 87 ditë ka arritur rekord shikimesh në YouTube, duke arritur shifën plot 1 miliardë klikime.

Në këtë mënyrë Adele ka lënë pas rekordin e PSY “Gangam Style”, këngë e cila u bë mjaft popullore dhe për vetëm 158 ditë arriti shifrën e një milardë klikimesh.

Albumi i tretë i këngëtares britanike “25”, edhe pse u prezantua vetëm në muajin nëntor të vitit 2015, u kthye në një album tepër popullor dhe të dashur. Youtube tregon se vetëm 17 video dhe këngë, të cilat kanë arritur një miliardë shikime në Youtube. Ato janë Sugar nga Maroon 5, Lean On nga Major Lazer, The way you lie nga Eminem, Partia Rock nga LMFAO, Counting Stars nga OneRepublic, dhe Chandelier nga Sia.

Burimi: BBC

SHKARKO APP