Adele: Kujtoj Amy Winehouse dhe i frikësohem famës
Adele i frikësohet famës. Kështu shkruan prestigjozja “The Sun” pas deklaratës së këngtares, e cila i referohet pasojave tragjike që i solli popullariteti këngëtares që humbi jetën në 2011, Amy Winehouse. “Njerëzit mendojne se unë e e urrej të jem e famshme. Jo, Unë thjesht, jam shumë e frikësuar nga fama. Një nga arsyet është se e shikoja Amyn që shkatërrohej ashtu. Ishte shumë e trishtueshme, ndaj kur e mendoj edhe unë kam frikë në këtë aspekt, tha ajo.
Kënga e Adele “Hello” ne vetëm pak kohë nga publikimi, theu rekorde, duke u ngjitur në majë të klasifikimeve dhe duke u bërë kënga me e shkarkuar për këto javë. Albumi me titull “25” shiti 800.307 kopje duke u bërë albumi i shitur më shpejt në Britani.