Admir Murataj, zyrtarisht i vdekur
Admir Murataj, grabitësi i cili mbeti i vrarë pas grabitjes së ndodhur në Rinas në datën 9 Prill është shpallur zyrtarisht i vdekur dhe ndaj tij nuk rëndon më asnjë akuzë.
Gjykata e Tiranës vendosi të pushojë çështjen pasi gjendja civile në Tropojë dorëzoi pranë saj certefikatën e vdekjes së Muratajt. Prokuori Eneid Nakuçi paraqiti në Gjykatë certefikatën e vdekjes, dhe kjo e fundit vendosur të pushojë procesin për akuzën e grabitjeve ndaj Murataj.
Admir Murataj u vra më 9 prill gjatë një shkëmbim zjarri me policinë, pas grabitjes së miliona eurove brenda aeroportit të Rinasit. Murataj, ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.Grupi i tij u dënua gjatë marsit me 107 vite burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.