Afera Bankers në SPAK/Të përfshirë një ish ministër i Ramës dhe një deputet socialist!
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për aferën e Bankers Petroleum, që tashmë po hetohet nga SPAK, me dyshimet e organizatës së strukturuar kriminale.
Lala tha se dy persona që dyshohen si të përfshirë në aferë, janë një ish ministër i qeverive “Rama 1” dhe “Rama 2” si edhe një deputet aktual i Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e socialistëve.
“Në dosjen e prokurorisë së Fierit, rezulton një ish ministër i kohës së Ramës në qeveritë “Rama 1” dhe “Rama 2″, që del i përfshirë dhe një deputet i Kuvendit në radhët e socialistëve i referuar si i përfshirë në aferën Bankers.
Momenti i dytë janë pesë gjyqtarë dhe prokurorë, që kanë patur çështje të Bankers dhe dyshohet se kanë marrë vendime për arsye korruptive. Ka edhe zyrtarë të tatimeve, edhe ata po verifikohen nëse kanë patur rol për shmangien e tatimeve, që kompania të dilte me humbje. Këto janë fushat e veprimit ku është ndalur Prokuroria e Posaçme. Janë bërë shumë përgjime, gama e personave të hetuar do të jetë shumë e madhe. SPAK ende nuk i ka thirrur personat. Ka edhe nga media. Me sa duket prokuroria po sheh nëse do të mbajë të njëjtin qëndrim si Fieri për personat e parë të dyshuar. Mund të ketë mundësi për masa të reja për zyrtarët e lartë”, deklaroi Lala.
KOHA JONË SONDAZH

