Agim Baçi: Berisha nuk frymëzon protesta të mëdha. Qeveria teknike? PD se kushtëzon dot Ramën

Analisti Agim Baçi duke folur për skenarin e një qeverie teknike e cila kërkohet me çdo kusht nga opozita, u shpreh shumë skeptik. Ai tha se nuk sheh pse kryeministri Edi Rama duhet ta pranojë një zgjidhje të tillë.

”Si mund ta kushtëzojë PD Ramën për këtë?”, pyeti analisti, duke shtuar se qetësia e kryeministrit vjen edhe për faktin se përballë ka Sali Berishën, i cili ndodhet nën akuza dhe është shpallur “non grata”.

Nga ana tjetër, analisti nënvizon se Berisha nuk arrin të frymëzojë protesta të mëdha, çka i jep Ramës sigurinë se PS-ja do të arrijë të rikrijojë sërish qeverinë. Analisti e konsideroi këtë një problem të madh për opozitën, e cila sipas tij nuk po arrin t’u flasë njerëzve me mesazhet e duhura.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?