Agron Duka: Çmimi i naftës njësoj për Benz-at, njësoj për traktorat

Partia Agrare Ambientaliste zhvilloi takimin e radhës me strukturat drejtuese në qarkun Fier.

Gjatë këtij takimi, kryetari Agron Duka tha se është diskriminuese që çmimi i naftës është i njëjtë si për naftën që përdoret për transport si për atë që përdoret në bujqësi.

“Them që një nga takimet më të rëndësishme të Partisë Agrare Ambientaliste është pikërisht takikmi që bëjmë në këtë qark. Ne vazhdojmë të punojmë tokën me naftë me të njëjtin çmim që përdoret në jetën e përditëshme. Pra si ai që ia hedh Mercedes-it dhe si ai që ia hedh traktorit e kanë naftën me të njëjtin çmim. Kjo është diskriminuese”, tha ai.

“Natyrisht ne kemi një frymë pozitive sepse mbështetemi në një ideologji, mbështetemi në një doktrinë. Doktrina jonë është ajo që ju thashë, pra që fokusi i Partisë Agrare Ambientaliste është ai që ka qënë gjithmonë, pra mbrojtja e interesave të banorëve të zonave rurale dhe të ambientit. Por gjithsesi nëse nuk ka struktura, nëse nuk do të dimë të punojmë, është e vështirë që të mbledhim atë që ne duhet të mbledhim realisht”, tha ndër të tjera Duka.

 

SHKARKO APP