Agron Duka mbështetje publike për Erion Braçen: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

Kandidatura e deputetit të PS-së, Erion Braçes për Bashkinë e Tiranës ka nxitur një valë reagimesh.

Ai që ka befasuar me deklaratën është kreu i Partisë Agrare dhe Ambientaliste, Agron Duka, një aleat i vjetër i Sali Berishës, i cili publikisht ka shprehur mbështetjen e tij për Braçen.

”Erion Braçe, kam simpati personale, ndoshta se është marrë edhe me bujqësinë dhe kemi pasur mendime të afërta. Është i duhuri për bashkinë e Tiranës. Si njeri është i ndershëm, do i bënte mirë Tiranës, ka eksperiencë të jashtëzakonshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të vënë kandidaturën, kryetari i partisë sheh problematikat që paraqet një kandidaturë. Votat i ka edhe sigla e partisë. Unë e deklaroj, nëse del Braçe i jap votën time, është njeri që ja vlen. Ai ka eksperiencë dhe kontribut më shumë se Rama në PS. Ka edhe nuhatje politike’‘,-u shpreh Duka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo deklaratë si një diversion i hapur mund të krijojë entuziazëm te mbështetësit e Braçes, por te baza e PS do sjellë ftohje. Ndërkohë Ogerta Manastirliu, kandidatja zyrtare e PS për bashkinë e Tiranës vazhdon takimet me strukturat e PS dhe Rama e merr atë në çdo takim. Kurse Erion Braçe akoma nuk ka siguruar ndonjë foto krah kryeministrit. Me interes pritet takimi i Ramës në njësinë 5 aty ku Braçe ka marrë mandatin politik nga PS.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?