Agron Shehaj: Ergys Agasi ka regjistruar takimet me ministra, deputetë, biznesmenë, njerëz të medias, etj
Një skandal i ri pritet të dalë në publik.
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar me një video-mesazh në rrjetet sociale pas daljes së përgjimeve të reja nga dosja e SPAK-ut, ku në qendër të hetimit del emri i Ergys Agasit që regjistronte takimet që bënte në vilën e tij.
Shehaj deklaron se përgjimet e SPAK tregojnë se Agasi regjistronte sistematikisht takime me ministra, deputetë, zyrtarë të lartë, biznesmenë, njerëz të medias dhe eksponentë të krimit të organizuar, duke e përshkruar atë si nyjën kryesore për manipulimin e tenderave dhe veprime të tjera fitimprurëse.
Në dosjen e SPAK ka emra VIP, që janë marrë nga kontrolli që i është bërë zyrave e mjediseve të Agasit, por edhe nga përgjimet ambientale, ku ai drekonte apo darkonte me personazhe të politikës, biznesit, mafias dhe medias.
Mësoi se hetimi ka përdorur edhe agjentë brenda stafit të Agasit që kanë regjistruar takimet e tij në Durrës por edhe në Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

