Ahmetaj, bizneseve: Na thoni si t’ua lehtësojmë procedurat

Ministri i Financave u ka dërguar një letër rreth 10 dhomave të biznesit në vend, duke i ftuar që të paraqesin propozimet e tyre për lehtësitë administrative.

Në letër, ministri Arben Ahmetaj thotë se nuk do të ndryshojë niveli i taksave, ndërsa shton se pranë Ministrisë së Financave se është ngritur një grup teknik për thjeshtimin e procedurave tatimore doganore.

“Me bindjen që informaliteti është një sfidë e përbashkët e qeverisë dhe sipërmarrjes dhe me synimin për të rritur pajtueshmërinë e biznesit dhe forcimin e kulturës së pagimit të taksave përmes vetëkorrigjimit të përgjegjësisë tatimore, jeni të lutur të na ndihmoni me ide, sugjerime dhe rekomandime konkrete në kuadër të thjeshtimit të procedurave dhe lehtësimit të kushteve të të bëri biznes në vend”, thuhet në letrën e kreut të Financave.

Ministri thekson në letër se propozimet duhet të dërgohen brenda datës 20 qershor të vitit 2016 pranë kësaj Ministrie.

SHKARKO APP