Ahmetaj: Ecuria ekonomisë shqiptare, në rrugën e duhur
Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, duke iu referuar raportit të Bankës Botërore për ecurinë ekonomike, shkruan në Facebook se “kjo është rruga e sigurt dhe e shëndetshme në të cilën ekonomia e vendit ka hyrë gjate vitit qe lame pas, rezultat i drejtperdrejte i efektivitetit dhe seriozitetit te reformave qe iniciuam”.
Rritja e ekonomisë shqiptare në 2014 ishte 2.1%, vlereson Banka Boterore në raportin e saj për ecurinë e ekonomise në vendet e Europës Juglindore. Një rritje e mbështetur në investime dhe fuqizimin e kërkesës së brendshme, shkkruan ministri Ahmetaj.