Ahmetaj: Ne po e mbështesim sipërmarrjen
“Promovojmë investimet, mbështesim sipërmarrjen, nxisim punësimin. Sot, në Gjirokastër inaugurojmë fasonin që ka hapur 80 vende të reja pune".
Kështu shkruan ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj në një postim në rrjetin social ‘Facebook’.
Gjatë vitit 2014, dikasteri që ai drejton ka iniciuar paketën mbështetëse për manifakturën, me 32 masa.
Teksa qeveria synon kalimin në një stad të dytë të mbështetjes së industrisë, për ta kthyer në ‘Made in Albania’, pra prodhuar në Shqipëri, ku vlera e shtuar kryesore qëndron në vend dhe nuk ikën jashtë.
Sipas statistikave, kur kalon në cikël të plotë ‘Made in Albania’, vlera e shtuar shumëfishohet katër herë.