Ahmetaj në Prishtinë: Mbështesim integrimin e dy tregjeve tona

  

Kështu, gjatë një takimi që ai pati me kryekomunarin e paradites së sotme, Shpend Ahmeti, ministri shqiptar diskutoi për bashkëpunimin ekonomik e tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës, eliminimin e pengesave jotarifore dhe promovimin e produkteve me origjinë shqiptare, me qëllim zëvendësimin e importit me produkt vendas.

Në fjalën e tij, Ahmetaj vuri theksin pikërisht tek integrimi i dy tregjeve tona, për intensifikimin e marrëdhënieve tregtare përmes eliminimit të pengesave jotarifore dhe nevojën për zëvendësim të importit me produkte shqiptare.

Një tjetër takim i zhvilluar dje në Prishtinë ishte dhe ai me përfaqësuesit e biznesve, ku u diskutua lidhur me problemet e tyre dhe mbështetjen nga qeveritë e të dy vendeve, në mënyrë që të arrihet në zgjidhjen e tyre.

SHKARKO APP