Ahmetaj: Rinasit i hiqet eksluziviteti deri 100 km

Autoritetet shqiptare duket se kanë arritur një marrëveshje me koncesionarët e Aeroportit të Rinasit në lidhje me eksluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare.

Fakti ky i bërë me dije nga vetë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj gjatë raportimit në komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, ku tha pikërisht se është firmosur heqja eskluzivitetit për një rreze deri në 100 kilometra.

Më tej, duke sqaruar ecurinë e koncesionit në Aeroportin “Nënë Tereza”, ministri Ahmetaj tha gjithashtu se tashmë priten oferta për zhvillimin e aeroporteve të tjera për fluturimet ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por qeveria shqiptare nga ana e saj gjithsesi nuk e ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes së re dhe termat e reja të saj, ndërsa dokumenti i ri koncesionit mbetet ende i pazbardhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?