AK: Kompania e markimit të karburanteve, ka shkelur konkurrencen

 

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur menjehërë hetimet ndaj kompanisë së markimit të karburanteve për shkelje të konkurrencës në treg. Kryetarja e këtij institucioni, Lindita Lati tha se inspektorët e konkurrencës kanë zbritur në terren për të mbledhur prova.

“Autoriteti i Konkurrencës në zbatim të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës në këtë moment sheh nëse kemi të bëjmë me një proces të abuzimit me pozitën dominuese që është të refuzosh të kryesh shërbimin. Inspektorët e konkurrencës në këtë moment janë në terren për të gjetur dhe evidentuar fakte dhe prova dhe për të hedhur dritë se çfarë ka ndodhur pikërisht nga pikëpamja e ofertës dhe kërkesës, nga të dyja pjesët”, tha Lindita Lati, kryetare e Autoritetit të Konkurrencës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por veç abuzimit me pozitën monopol, Autoriteti do të hetojë edhe shitjen e aksioneve para disa muajsh nga kompania GFI tek Petroleum Consulting Partners. Sipas Latit, ligji i detyron kompanitë që nëse plotësohen disa kushte të njoftojnë autoritetin para shitjes së aksioneve, çka nuk e kanë bërë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse plotësojnë 7 miliardë lekë si xhiro vjetore të vitit të kaluar duhet të sjellin njoftimin, për këtë transaksion, pranë Autoritetit të Konkurrencës. Ndryshe ky transaksion nga pikëpamja juridike nëse plotëson kushtet e ligjit për të marrë autorizimin e Komisionit të Konkurrencës është nul. Nuk kemi pasur asnjë lloj njoftimi për këtë transaksion”, thotë Lati.

Në fakt, koncesioni i markimit të karburanteve ka qenë edhe më parë në lupën e konkurrencës, si një marrëveshje problematike.

“Autoriteti i Konkurrencës është shprehur qartas në maj të vitit 2015, me një vendim dërguar autoritetitet kontraktor, konkretisht Ministrisë së Financave ku i kërkon që duhet të realizohet një vlerësim ekspost i performancës së konçesionarit, pasi kërkohet të hidhet dritë nëse ishte vërtetë ajo efiçencë që pritej në treg, apo jo”, vijon Lati.

Ligji i konkurrencës detyron qeverinë apo ministritë që japin koncesione që përpara nënshkrimit të kontratave t’i drejtohen për mendim Autoritetit, por ky detyrim është shkelur në shumë raste.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?