AKBN thirrje subjekteve minerare: Bëni deklarimin online

Në vijim të detyrave që kanë subjektet e pajisura me leje minerare në zbatim te Ligjit Nr. 10304 datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, veçanërisht të Urdhrit të Ministrit 201, datë 20.6.2016, “Për miratimin e formës së informacioneve tremujore, vjetore përfundimtare dhe përmbajtjen e planit vjetor të punës nga ana e zotëruesve të lejeve minerare të shfrytëzimit me karrierë për grupin e mineraleve ndërtimorë”, (Urdhëri nr. 202 për mineralet metalorë), në zbatim të këtij urdhëri, rikujtojmë subjektet minerare që të respektojnë afatin kohor për vetdeklarimet online.

Afati i vetdeklarimeve për tremujorin e dytë të vitit 2017, është nga data 1-15 Korrik 2017.
Për çdo paqartësi dhe informacion të nevojshëm, subjektet janë të lutur të kontaktojnë specialistët e Sektorit të Koordinimit të Produktit Final në Drejtorinë Minerare si dhe te klikojne ne adresen e website www.akbn.gov.al

SHKARKO APP