Aksi Qafë Priskë-Shëngjergj, i hapur për qarkullimin e automjeteve
Aksi rrugor Qafë Priskë – Shëngjergj, i cili ishte mbuluar nga dëbora, është tashmë i hapur për qarkullimin e automjeteve. Rruga është pastruar dhe trajtuar me kripë për të mundësuar lëvizjen e mjeteve, njoftoi Anuela Ristani, kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të udhëtojnë me kujdes për shkak të temperaturave të ulëta dhe mundësisë së ngricave. Ristani apelon që të respektohet sinjalistika rrugore, të ulet shpejtësia dhe të përdoren zinxhirët për gomat kur situata e kërkon.
Për çdo situatë emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë numrin e emergjencës 112.
Hapja e aksit është një lajm i mirë për banorët dhe lehtëson qarkullimin pas periudhës së reshjeve të dendura të dëborës, duke siguruar më shumë siguri në udhëtim.




KOHA JONË SONDAZH

