Aksident në aksin Lezhë-Milot, 3 persona të plagosur nga përplasja e dy automjeteve

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Lezhë–Milot”, ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin.

Sipas policisë, automjeti me drejtues R. D. është përplasur me automjetin që drejtohej nga F. P. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar pasagjeri në një nga automjetet si dhe të dy drejtuesit.

‘Lezhë/Informacion paraprak/ Rreth orës 19:40, në aksin rrugor “Lezhë–Milot”, automjeti me drejtues shtetasin R. D. është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi F. P.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar pasagjeri në automjetin e shtetasit R. D., shtetasi M. V., si dhe të dy drejtuesit e automjeteve. Të tre të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore’, njoftoi sot policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?